‘Si në kohët e vjetra’, në Greqi rihapen baret e restorantet, gati për sezonin turistik
Pas gjashtë muajsh të mbyllur, restorantet, baret dhe kafenetë në Greqi kanë nisur të presin klientët e parë.
Një rihapje e cila shpresohet se do t’u japë bizneseve një nxitje shumë të nevojshme në një ekonomi, e cila është gjunjëzuar nga pandemia.
Në orët e para të rihapjes u pa se ishin vendosur tabelat njoftuese duke paralajmëruar se në secilën tryeze lejohen vetëm gjashtë persona. Disa pronarë shprehen se klientët kishin bërë rezervime paraprakisht.
Qytetarët grekë ndihen të lumtur t’i rikthehen paksa normalitetit të shkojnë në restorante, taverna plazh dhe kafene.
“Kur ata më sollën gotën me ujë (në tryezë) mendova,” është përsëri si kohërat e vjetra.
Është shumë mirë, shprehet Grigoris Kirlidis ndërsa shijonte kafenë në një bar në natyrë në Athinë.
Hapja e vendit nisi pas fundjavës së Pashkës Ortodokse pasi për shkak të kufizimeve të udhëtimit jashtë komunave shumë banorë u ndaluan të udhëtonin në fshatra ose shtëpi verore siç është tradita.
Shteti fqinj po lehtëson masat e izolimit, ndërsa planifikon të hapë zyrtarisht sezonin turistik në 15 maj, një sektor jetik për ekonominë dhe tashmë ka hapur kufijtë për shtetasit nga disa vende, nëse ata kanë një test negativ covid ose nëse janë vaksinuar.
“Ne jemi të lumtur që (më në fund) u hapëm pas gjashtë muajsh, besojmë se hapja e restoranteve sinjalizon hapjen e turizmit … dhe shpresojmë që të mos mbyllemi përsëri por që të qëndrojmë kështu me ndihmën e vaksinimeve dhe vetë-testimeve”, shprehet Panagiotis, kamerier në një kafene plazhi.
Paketat e vetë-testimit në shtëpi janë shpërndarë gjerësisht në publik dhe qeveria ka përshpejtuar fushatën e saj të vaksinimit, duke hapur më shumë qendra vaksinimi.
Në një vend me 11 milionë banorë, më shumë se tre milion kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Ndonëse muajt e fundit ka pasur nivele të larta të të infektuarve sipas autoriteteve situata po stabilizohet.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta