Si po e mbulojnë mediat ruse pushtimin e Ukrainës?
Mediat ruse kontrollohen kryesisht nga shteti, gjë e cila shpjegon përse shumica e tyre po e prezantojnë pushtimin si një akt vetëmbrojtjeje me qëllimin e vetëm për të larguar ushtrinë ukrainase.
Shumica e kanaleve citojnë deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes që thekson se civilët nuk janë në rrezik pasi po përdoren vetëm armë të precizionit të lartë kundër objekteve të ushtrisë.
Kanali zyrtar shtetëror ‘Rossiya 1’ hapi lajmet me këtë deklaratë: “Sot Rusia ka nisur një operacion special ushtarak me synim mbrojtjen e njerëzve që në tetë vitet e fundit kanë qenë subjekt i abuzimeve dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit”.
Ndërkohë, portale të tjera kanë pyetur qytetarët në rrugë në zonat e kontrolluara nga rebelët dhe separatistët pro-rusë në rajonet lindore të Ukrainës.
“Është një mrekulli. Nuk kam fjalë të tjera për ta përshkruar”, u shpreh një qytetar.
“Jam shumë e lumtur. Kemi pritur tetë vite për këtë”, tha një qytetare tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
- 18:39 Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 18:35 Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh