Si u “imitua” Ballkani Perëndimor mes Uashingtonit, 24 orët e ‘tërmetit’ Trump

9 Janar 2021 | 17:12

Në këtë fillim viti, më 6 janar e gjithë bota pati mundësi të shohë “klimën politike ballkanike” mes Uashingonit, ku u shpall edhe gjendja e jashtëzakonshme. Mijëra protestues, mësynë brenda ambienteve të Kongresit Amerikan, për të kundërshtuar certifikimin e demokratit Joe Biden si president të 46-të të SHBA-ve.

Me flamuj amerikanë, pankarta pro Trump, protestuesit arritën të futeshin në Capitol Hill, ku nuk munguan përplasjet me forcat e policisë.

Pamjet e protestuesve në Uashington, që u transmetuan “Live” në mediat prestigjioze i “përngjanin” thuajse protestave në Ballkanin Perëndimor, ku forcat opozitare, në mbështetje të fortë të simpatizantëve kërkojnë me çdo formë rrëzimin një qeverie dhe marrjen e pushtetit për vete.

Në SHBA nuk mungoi dhuna, përplasjet, shkatërrimi i orendive brenda Capitol Hill dhe si pasojë edhe viktimat, katër në total.

Pamjet, të cilat vinin nga SHBA-ja thuajse ishin të “ngjashme” në formë dhe përmbajtje me ato të 21 janarit të vitit 2011, me protestat për vrasjen e të riut Klodian Rashës, me protestat e opozitës shqiptare të viteve të fundit, ku kërkohet rrëzimi i qeverisë Rama. Sulmi në Capitol Hill, pothuajse ishte identik me protestat ballkanike, që zhvillohen si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.

Por, çfarë qëndrimi mbajtën liderët ballkanikë?

Kryeministri Edi Rama nuk reagoi, ndërsa Lulzim Basha bëri thirrje që pushteti të transferohej në mënyrë paqësore.

Të njëjtin qëndrim si Basha mbajti edhe Albin Kurti, ku ndër të tjera u shpreh: “Kur rrezikohet demokracia në Amerikë, bota s’është më e sigurt”. Por, liderët e tjerë në Kosovë heshtën mbi përplasjet në Amerikë.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili theksoi se dhuna duhet të dënohet dhe se demokracia do të mbizotërojë.

Ndërsa, presidenti Stevo Pendarovski, u shpreh: “Dhuna nuk mund të jetë justifikim për të minuar demokracinë”.

Edhe liderët evropianë nuk zgjodhën të heshtnin. Ata njëzëri dënuan me forcë dhunën e ushtruar në Capitol Hill, apo siç quhet ndryshe “Tempulli i demokracisë amerikane” dhe kërkuan, që pushteti të transferohej paqësisht.

“Evropa pret nga Shtetet e Bashkuara një tranzicion të paqtë të pushtetit”. Ky ishte mesazhi i përcjellë nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian për situatën e krijuar në Uashingon.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Cherles Michel dhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell e cilësuan shqetësuese situatën politike në SHBA.

Por, Trump u braktis edhe nga mbështetësit edhe zyrtarët e tij.  Lëvizja e parë erdhi nga ish-shefi i stafit të presidentit Trump, Mick Mulvaney, i cili njoftoi dorëheqjen nga posti i të dërguarit të posaçëm në Irlandën e Veriut. Edhe Matthew Pottinger, zëvendës këshilltar për sigurinë kombëtare, dha gjithashtu dorëheqjen.

 Largime kanë ardhur edhe nga zyrtarë të dorës së dytë. Stephanie Grisham, ndihmësja kryesore e zonjës së parë Melania Trump dhe ish-sekretare për shtypin në Shtëpinë e Bardhë dha gjithashtu dorëheqjen.

Fjalimi i zv.presidentit Mike Pence, u cilësua si fjalimi, që bëri kthesën për demokracinë amerikane.

Zv/presidenti amerikan e quajti protestën një ditë në errët për demokracinë amerikane. Ai theksoi se dhuna kurrë nuk fiton dhe doli hapur kundër Trump.

“Ne dënojmë dhunën që ndodhi këtu. Për ata që bënë kërdi në Capitol-in tonë sot, ju nuk fituat. Dhuna kurrë nuk fiton, liria fiton, dhe kjo është ende shtëpia e njerëzve”, tha Pence ndër të tjera.

Pas dy ditës reagimesh, kritikash ndaj tij, reflektoi edhe vetë Trump. Ai pranoi për herë të parë se Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA.

Kreu në largim i Shtëpisë së Bardhë dënoi dhunën e së mërkurës, duke thënë se protestuesit kishin ndotur selinë e demokracisë amerikane dhe tha se fokusi i tij tani do të kthehej në sigurimin e një tranzicioni të qetë të pushtetit.

Ndërkohë në kongres nxitohej që të miratohej Joe Biden si president i SHBA-së. Mëngjesin e së enjtes zv. presidenti Mike Pence njoftoi certifikimin e Biden, i cili mori një shumicë votash për të kryesuar Shtëpinë e Bardhë.

Por, Trump nuk i shpëtoi dot ndëshkimit në rrjetet sociale.

Platforma sociale, Twitter njoftoi se ka vendosur t’ia pezullojë përgjithmonë llogarinë e presidentit në largim Donald Trump për shkak të rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës. Pas bllokimit të llogarisë së tij, Trump postoi nga llogaria e tij qeveritare fjalët: “Nuk do të heshtim, teksa u shpreh se po mendon të hapë platformën e tij sociale në të ardhmen”.

Argumente pro dhe kundër tërmetit “Trump” në Euronews Albania:

Menada Zaimi, gazetare e Zërit të Amerikës tha se protesta para Senatit është një ngjarje e pashembullt për SHBA.

Kjo ngjarje u analizua edhe nga drejtoresha e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare. Sipas zonjës Tare ngjarja e 6 janarit tregoi se Shtetet e Bashkuara i rezistuan ‘tërmetit’ Trump. Gazetarja nënvizoi se Mike Pence qe personi, i cili shpëtoi demokracinë e SHBA-së.

Ndërsa njohësi i politikës amerikane dhe pedagogu Aleksandër Biberaj tha se Trump fuqizoi ekonominë amerikane, por dështoi në mënyrë spektakolare në politikën e jashtme. Ky i fundit nënvizoi se fjalimi i zv.presidentit është një fjalim historik i një burri shteti të përgjegjshëm që mbi të gjitha ka kushtetutën, stabilitetin, lirinë dhe demokracinë.

A u vu në provë demokracia në SHBA? Protestat dhe hyrja e mbështetësve të Donald Trump brenda Capitol Hill treguan se në çdo vend të botës edhe demokracia pëson luhatjet e saj, të cilat në thelb ngjallin jo pak diskutime.

Por, këto trazira në zëmër të demokracisë së botës, i rezistuan tërmetit “Trump”.

Ky i fundit përdori çdo formë për të mos lënë pushtetin, madje bëri presione dhe kërkesa për gjetje votash, por tentativa e republikanit Trump për të mbajtur pushtetin kundër vullnetit të shumicës, thjesht nuk arriti të triumfonte.

Lexoni gjithashtu: 

Biden konfirmohet president i Amerikës, Ilva Tare: SHBA-ja i rezistoi ‘tërmetit’ Trump

Mësymja e Kongresit, gazetarja e VOA: Uashingtoni ka shpallur gjendjen e shtetrrethimit

Biberaj: Trump fuqizoi ekonominë amerikane, por dështoi në mënyrë spektakolare në politikën e jashtëm.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026