Siguri e shpresë për turizëm, ministrat e turizmit në G20 përcaktojnë pikat kryesore për lëvizje

5 Maj 2021 | 11:26

Italia është gati të mirëpresë sërish të gjithë botën, kështu u shpreh kryeministri Mario Draghi pas takimit të G20 ku u mblodhën së bashku ministrat e turizmit.

Rivendosja e besimit në udhëtime dhe turizëm, mësimi nga përvoja e pandemisë dhe  një agjende e zhvillimit të qëndrueshëm te turizmit në të ardhmen ishin pikat kryesore të samitit. Udhëzimet në shtatë fushat kryesore janë: lëvizshmëri e sigurt, menaxhim krizash, qëndrueshmëri, përfshirje, transformim i gjelbër, tranzicion digjital, investime dhe infrastrukturë.

“Nuk kam dyshime se turizmi në Itali do të jetë më i fortë se më parë,” – u  shpreh kryeministri Draghi duke shtuar se lejet kombëtare COVID për të udhëtuar në Itali do të lëshohen nga gjysma e dytë e majit.

Turizmi vazhdon të jetë një nga sektorët më të goditur nga pandemia, ku lëvizja e turistëve ndërkombëtare në shkallë globale në vitin 2020 pësoi rënie ne 73%, çka pati ndikime të mëdha në grupet e rrezikuara, dhe gati 62 milion vende pune u reduktuan në të gjithë botën.

Duke folur në një konferencë për mediat  në fund të takimit, kryeministri Draghi theksoi rëndësinë e rihapjes së sektorit për të lejuar turistët të vizitojnë Italinë në mënyrë të sigurt duke shtuar se “Certifikata e Gjelbër Digjitale” do të jetë në dispozicion në BE nga mesi i qershorit”.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026