Siguria në aeroportet greke, pasagjerët duhet të mbajnë maska dhe ndjekin procedurat digjitale

28 Maj 2020 | 11:47

Fluturimet ajrore në Greqi kanë rinisur, por pasagjerët ende ngurojnë të nisin udhëtimet. Dhe ata që e ndërmarrin një hap të tillë duhet t’i nënshtrohen rregullave strikte të higjienës.

Pasagjerët duhet të mbajnë maskë gjatë të gjithë kohës dhe të vazhdojnë me kontrollin digjital dhe daljen e bagazheve në sportelet automatike.

“Procedura nuk është e vështirë. Çdokush mund ta bëjë. Vetëm më të moshuarit mund të kenë nevojë për pak ndihmë sidomos herën e parë”, thotë një pasagjer.

“Kam nevojë për dikë të më ndihmojë, të më tregojë ku duhet të shkojë ku të lë bagazhet. Është e vështirë kur je vetëm dhe për herë të parë, herën tjetër ia del më mirë”, thotë një e moshuar.

Aeroportet greke kanë adaptuar një seri masash për të mbrojtur shëndetit e udhëtarëve. Dezinfektues për duart janë vendosur kudo dhe panele janë vendosur aty ku është e nevojshme kontakti sic janë për shembull vendet ku merren biletat apo informacione të ndryshme.

“Një tjetër masë e rëndësishme është të mbahet distance sociale aq sa është e mundur. Në të gjitha terminalet ka punonjës për të dhënë guidën e duhur”, shprehet Alexandros Arvanis, menaxher i përgjithshëm në aeroportin ndërkombëtar të Athinës.

Të afërmit dhe miqtë e pasagjerëve duhet të ndalojnë këtu.  Ata nuk mund të hyjnë në aeroport. Stafi i kompanisë dhe aeroportit ndihmon këdo që ka nevojë për udhëzime dhe do ti mësojë  edhe procedurat e reja digjitale. Qëllimi është të shmanget sa më shumë kontakti personal dhe grumbullimi I njerëzve”

Avionët janë pastruar përpara çdo udhëtimi

“Në avionë ajri është i pastër. Ai pastrohet çdo tre minuta. Si është e mundur kjo? Falë filtrave specialë të teknologjisë së lartë që përmbajnë pjesën më të madhe të viruseve dhe baktereve”, shpjegon Panos Nikolaidis, menaxher i përgjithshëm i Aegean Airlines.

Fluturimet ndërkombëtare për në Athinë do të rifillojnë nga 15 qershori, dhe nga 1 korriku në ishuj.

Ditët e ardhshme, qeveria pritet bëjë me dije vendet ku mund të udhëtosh në Greqi pa pasur nevojën të vendosesh në karantinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026