Situata COVID-19 në Europë, rritet numri i të infektuarve, vendosen masa të reja kufizuese
Situata e pandemisë COVID-19 ka sjellë kufizime më të ashpra në kontinentin europian.
Brukseli do të mbyllë të gjitha lokalet për një muaj, ndërkohë që restorantet apo dyqanet do ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre deri në 11 të darkës. Ky urdhër ka nënvizuar se vendi po i nënshtrohet një periudhe që rrezikon të bëhet më intensive për qytetarët. Gjithashtu qeveria e Brukselit ka komunikuar se nuk lejohen takimet e më shumë se tre personave.
Gjithashtu edhe Skocia, pas arritjes së numrit më të lartë të të infektuarve me COVID-19, ka urdhëruar kufizime për sa i përket bareve dhe restoranteve. Këto masa do të jenë në fuqi për të paktën dy javët e ardhshme.
“Pabet, lokalet, restorantet dhe kafenetë do të jenë në gjendje të veprojnë në ambiente të mbyllura vetëm duke ndjekur orare të kufizuara: Gjatë ditës nga 6 e mëngjesit deri në 6 të pasdites, vetëm për konsumin e ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike. Ndërsa restorantet e hoteleve do të jenë në gjendje të veprojnë pas orës 6 pasdite, por vetëm për banorët dhe pa konsum të pijeve alkoolike” lajmëroi Nicola Sturgeon, kryeministrja e Skocisë.
Italia, nga ana tjetër, po përballet me një shtim të rasteve të reja me COVID-19, gjë që e ka detyruar vendin të shtrëngojë akoma më shumë masat. Në këtë mënyrë Italia ka urdhëruar vendosjen e detyrueshme të maskave si jashtë edhe brenda ambienteve.
Ndërkohë vendi me situatën më kritike të regjistruar javën e fundit është Republika Çeke. Kjo e ka detyruar këtë vend që të aplikojë masa për parandalimin e pandemisë. Ato përfshijnë kufizimin e grumbullimeve dhe mbylljen e disa shkollave.
Lexoni gjithashtu
BE, përpjekje për rimëkëmbje pavarësisht valës së dytë të COVID
Mbyllen për një muaj baret dhe kafet në Bruksel pas shtimit të rasteve me COVID-19
Qeveria italiane paralajmëron dekret për të maskat në detyrim
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta