Situata e COVID-19 në Evropë: Italia në gjendje kritike, mbingarkesë në spitale
Një nga vendet më të prekura nga pandemia COVID-19 është Italia, që ka arritur së fundmi 1 milion raste me të infektuar dhe ka regjistruar më shumë se 42.000 viktima. Një nga qytetet italiane ku sistemi shëndetësor po arrin në kolaps është Napoli, ku si pasojë e spitaleve të mbingarkuara personat janë të detyruar të vihen në radhë dhe të presin jashtë spitaleve. Pacientët kanë filluar të marrin trajtim mjekësor, ndërkohë që presin radhën në makina. Gjendja paraqitet e rënduar edhe në rajonin e Lombardisë.
Ndërkohë, qeveria franceze pas një bllokade të dytë mbarëkombëtare, po rishikon nëse dyqanet dhe bizneset te konsideruara si “jo thelbësore” duhet të vazhdojne aktivitetin e tyre (Mbyllja e bizneseve po rrezikon edhe falimentimin e tyre, si dhe po shkatërron ekonominë e vendit.)
Edhe Gjermania është një prej shteteve europiane, ku situata cilësohet si “vërtetë serioze”. Spitalet mendohet se do të arrijnë limitin e kapacitetit në javët në vazhdim, pasi së fundmi ka patur një dyfishim të pacientëve nën kujdes intensiv. Kjo do të vështirësojë më shumë gjendjen aktuale të pandemisë.
“Pritet që spitalet të arrijnë kufijtë e kapacitetit të tyre, si dhe pritet që virusi të përhapet në mënyrë të pakontrolluar në disa rajone të vendit”, tha Lothar H. Weilier, drejtor i Institutit gjerman Robrt Koch.
Megjithatë Gjermania momentalisht po ndjek një shtetrrethim të pjesshëm katër javor, që mendohet të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19. Gjithashtu, shumica e bizneseve, si restorantet apo lokalet, janë mbyllur.
Ndërkohë në Rusi një sallë ekspozite është shndërruar në një spital për pacientët e prekur me COVID-19. 500 pacientë në këtë ndërtesë po trajtohen nga një staf mjekësor me 350 punonjës. Rusia është një prej shteteve që po përballet me një vale të dytë të pandemisë dhe një rritje të konsiderueshme të të infektuarve.
Lexoni gjithashtu:
Mbretëria e Bashkuar, vendi i parë në Europë me mbi 50 mijë viktima nga COVID-19
Situatë shqetësuese në Itali, numri i të infektuarve pritet të shkojë në 1 milion
Situata e COVID-19 në Evropë: Mbingarkesë në spitale, Franca transferon pacientët në Gjermani
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta