Situata e COVID-19 në Evropë: Mbingarkesë në spitale, Franca transferon pacientët në Gjermani

11 Nëntor 2020 | 07:24

Më shumë se 300.000 njerëz kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 në të gjithë Evropën dhe autoritete i frikësohen faktit se me ardhjen e stinës së dimrit dhe përtej shpresës për vaksinën e re numri i viktimave dhe i të infektuarve do të vijojë të rritet.

Franca është një nga shtetet më të prekura në Evropë, ku janë regjistruar më shumë se 48,700 të infektuar në ditë dhe autoritetet shëndetësore në Paris shprehen se 92% e kapaciteteve në spitale në kujdes intensiv është me të shtruar. Një spital në Roubaix, rajon në veri të vendit ka nisur t’i transferojë pacientët në Gjermani.

“Një javë më parë kishim 25 shtretër, tani kemi 30 por të gjithë janë të zënë. E nëse vijon ky trend ne do të jemi plotësisht të mbingarkuar”, shpjegon Clement Vanbaelinghem, mjek në kujdesin intensiv në spitalin Roubaix.

Në Rumani, punonjësit e kujdesit shëndetësor protestuan jashtë godinës së qeverisë në Bukuresht. Ata akuzojnë politikanët se nga heronj tashmë nuk i vlerësojnë më pasi nuk arrijnë të mbajnë premtime për të mbështetur stafin e vijës së parë të frontit me sëmundjen.

“Qeveria premtoi ndihmë financiare dhe ky premtim nuk u mbajt, kjo ndihmesë është shumë e rëndësishme për punonjësit tanë. Premtimi ishte thjesht një gënjeshtër e madhe”, u shpreh Leonard Barascu, president i shoqatës së punonjësve shëndetësorë.

Edhe në Rusi për shkak të rritjes së të infektuarve autoritetet kanë njoftuar dy muaj kufizime në kryeqytet. Teatrot dhe kinematë janë të kufizuara në kapacitet 25% dhe të gjitha eventet masive kulturore dhe argëtuese janë ndalur. Masat fillojnë të premten e zgjasin deri në mes të janarit.

Sidoqoftë Rusia e cila është në ankth për të mbrojtur ekonominë po i reziston një bllokimi të plotë kombëtar dhe mbetet optimiste se kandidatët e saj për një vaksinë anit-COVID-19 mund të ndihmojnë për të gjetur një rrugëdalje nga kjo krizë.

 

Lexoni gjithashtu:

Qytetarët skeptikë për vaksinën anti-COVID, të moshuarit nuk duan t’i nënshtrohen menjëherë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026