Situata e COVID në Europë, ashpërsohen masat në Gjermani, aprovim i vaksinës brenda një jave
Situata e pandemisë COVID-19 në Gjermani është përkeqësuar pasi vendi ka raportuar numrin më të lartë të vdekjeve me 952 viktima në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave edhe infektimet janë rritur me një të tretën krahasuar me javën e kaluar. Kjo ka nxitur autoritetet të ashpërsojnë masat anti-COVID duke mbyllur dyqanet dhe shkollat. Gjithashtu, grumbullimet private janë limituar deri në 5 persona.
Me afrimin e periudhës së Krishtlindjes, Spanja ka paralajmëruar për kufizime më të ashpra. Sipas një studimi, tregohet se 1 në 10 banorë në Spanjë është infektuar gjatë mesit të muajit nëntor duke e rritur me 18 përqind zgjerimin e koronavirusit në zonën e Madridit.
Ndërkohë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson është shprehur se masat anti-COVID do të lehtësohen gjatë Krishtlindjes, por qytetarët duhet të vazhdojnë të ruajnë distancën fizike, si dhe të mos udhëtojnë. Megjithatë një gjë e tillë nuk do të aplikohet në Skoci dhe Uells. Gjithashtu, 138 persona kanë marrë vaksinën anti-COVID të partnerëve Pfajzer dhe BionTech.
Ndërkohë, Komisioni Europian ka bërë me dije se vaksina anti-COVID në vendet evropiane do të aprovohet brenda një jave. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është shprehur se evropianët nuk do të presin gjatë, pasi vaksinimi me shumë mundësi do të fillojë në fund të vitit 2020. Gjithashtu Bashkimi Europian synon që shpërndarja të fillojë në të njëjtën ditë në të gjitha vendet anëtare si shenjë uniteti.
Lexoni gjithashtu:
COVID-19 në Evropë, ashpërsohen masat në prag festash, nga sot Gjermania në izolim
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta