‘Situata e COVID, serioze’, Merkel: Duhet të izolohemi për të ndihmuar sistemin shëndetësor
Situata nga COVID-19 është shumë serioze dhe duhet trajtuar me seriozitet.
Kështu e nisi fjalimin para Bundestagut kancelarja Angela Merkel, qeveria e së cilës është përballur me shumë kritika për mënyrën sesi po menaxhohet pandemia.
Kancelarja mbrojti fort idenë se vendi duhet të hyjë në izolim për të ndihmuar edhe sistemin shëndetësor I cili ndodhet nën presion të lartë.
“Fatkeqësisht duhet ta them sërish, situata është shumë serioze dhe duhet ta marrim seriozisht. Vala e tretë e pandemisë ka përfshirë fort vendin tonë. Kjo është ajo çka bëjnë me dije numrat e të infektuarve nga instituti Robert Koch mbi të gjitha, kjo është ajo që tregon numri i shtretërve në kujdesi intensiv. Punonjësit e kujdesit intensiv po dërgojnë herë pas here thirrje ankthi. Kush jemi ne që të injorojmë lutjet e tyre? Shumë shtete të tjera si Britani, Irlanda, Franca, Holanda kanë vendosur shtetrrethimin. Përse kanë vepruar kështu këto vende e madje kanë marrë masa më strikte sesa ato qe ne kemi planifikuar?”, deklaroi Merkel.
Debatet kanë përfshirë Budenstagun gjerman pikërisht për amendamentin që parashikon masa më strikte kundër COVID. Partia AFD e ekstremit të djathtë ka mbështetur protesta kundër masave kufizuese duke i cilësuar cenim të demokracisë.
“Shtesa e propozuar në Ligjin për Mbrojtjen nga Infeksioni është një dokument alarmues që tregon forcim të rregullit shtetëror. Ky kthim te ‘një demon autoritar” e ka origjinën në kancelarinë tuaj dhe tek ju zonja Kancelare. Mosbesimi juaj kundër qytetarëve dhe institucioneve demokratike është qartë ajo që çoi në këtë projektligj “, u shpreh Alice Weidel, kryetare e AFD-së.
Gjermania regjistroi të enjten 29 mijë raste të reja infektimesh me Covid-19, rritja më e madhe ditore e rasteve që nga data 8 janar, teksa u raportuan edhe 293 viktima nga Covid-19.
Në Gjermani po mbizotëron varianti britanik i Covid-19, i cili ka transmetueshmëri dhe virulencë më të lartë se varianti tradicional. Autoritetet janë kritikuar edhe për procesin e ngadaltë të vaksinimit.
Lexoni gjithashtu:
Situatë dramatike në Gjermani, rritet numri i pacientëve dhe nuk ka hapësira në spitale
Franca bëhet vendi i tretë në Europë që tejkalon 100 mijë viktima nga COVID-19
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta