Situata e kufijve mes shteteve evropiane, cilat janë rihapur për të gjithë udhëtarët dhe cilat me kufizime

2 Qershor 2020 | 09:37

Ndërsa vendet evropiane kanë nisur të lehtësojnë kufizimet e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e coronavirus, shumë qytetarë kanë nisur të mendojnë se kur dhe ku mund të udhëtojnë apo edhe ku mund të kalojnë pushimet. Por si është situatat deri më tani në kufij? Në Bosnjë dhe Hercegovinë kufiri aktualisht është i hapur vetëm për qytetarët e kombeve fqinje, ardhjet e tjera nuk lejohen.

Ekzistojnë disa përjashtime nga kjo, si për shoferët, rezidentët dhe diplomatët. Kroacia ka hapur kufijtë për shtetas që vijnë nga Çekia, Hungaria, Austria, vendet baltike, Gjermania, Polonia. Ata udhëtarë që kanë pasur kontakt me një person të prekur me COVID-19 duhet të vetizolohen për 14 ditë. Mali i Zi nga 1 qershori ka rihapur kufijtë për Shqipërinë, Greqinë, Kroacinë etj., duke përjashtuar Serbinë.

Bullgaria nga 1 qershori ka hapur kufijtë me Serbinë dhe Greqinë. Rumania ka rihapur kufirin me Hungarinë, po ashtu edhe Serbia i ka rihapur tashmë kufijtë me të gjitha shtetet. Greqia rihap kufijtë në 1 qershor, rihapje që do të jetë me tri faza. Në Fazën e parë nga 1-15 qershor një numër i kufizuar udhëtarësh ndërkombëtarë do të lejohen në Athinë, të cilët gjithashtu duhet të testohen. 

Nga 15 qershori udhëtimet ndërkombëtare nisin edhe në Selanik. Në Greqi mund të udhëtojnë shtetas nga 29 vende të botës. Kufijtë tokësorë hapen edhe për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Italia rihap kufijtë më 3 qershor për vendet e BE, zonën shengen dhe Britaninë.

Për në Gjermani, udhëtarët pritet të kenë një arsye të vlefshme për të hyrë. Sidoqoftë udhëtimet ajrore pritet të nisin në 15 qershor.

Zvicra do të rihapë kufijtë  me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën më 15 qershor. Kufijtë e Belgjikës janë të mbyllur dhe vendi ka ndaluar udhëtimet jo thelbësore jashtë vendit. Turqia nga ana tjetër nuk lejon hyrjen e asnjë prej udhëtarëve të huaj. Kufijtë aktualisht janë të hapur edhe në Britani; nga 8 qershori vizitorëve nga jashtë do t’iu kërkohet të karantinohen për 14 ditë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026