Situata në Evropë, Italia dhe Spanja nisin fazën e dytë të vaksinimit anti-COVID

18 Janar 2021 | 06:22

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç vlerësoi maksimalisht Kinën për pajisjen e Serbisë me 1 milion doza vaksinë anti-COVID.

Vuçiç ishte në aeroportin ndërkombëtar të Beogradit për të pritur stokun e parë të vaksinave nga grupi kinez “Sinopharm”.

Në një intervistë për një televizion kinez, kreu i shtetit serb theksoi se 1 milion doza vaksina mund të shpëtojnë shumë jetë.

Spanja filloi të dielën fazën e dytë të vaksinimit me vaksinat Pfizer dhe Bio’n’Tech në shtëpitë e të moshuarve.

Gjithashtu Spanja ka marrë aprovimin edhe për vaksinën Moderna e cila ka filluar të shpërndahet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Synimi i qeverisë spanjolle është që të vaksinojë 70% të popullsisë përpara nisjes së sezonit veror.

Ditën e premte, Spanja raportoi 49 mijë raste të reja me Covid-19, një rekord infektimesh që nga nisja e pandemisë.

“Jemi shumë të lumtur që kemi arritur në këtë faze të vaksinimit dhe jemi mirënjohës dhe shpresojmë që të vaksinohet e gjithë popullsia, pasi sigurisht ne duhet të krijojmë imunitet ndaj virusit. Autoritetet po bëjnë një punë të mirë duke vaksinuar të gjithë rezidentet në shtëpitë e të moshuarve”, tha Roza Vilanova, drejtoreshë e shtëpisë së të moshuarve.

Autoritetet italiane deklaruan se Italia është vendi i parë në Evropë që arrin kuotën e 1 milionë personave të vaksinuar, teksa ditën e dielë ata nisën administrimin e dozës së dytë të vaksinës Pfizer.

Pavarësisht këtij fakti, në të gjithë vendin vazhdojnë të mbeten në fuqi masat kufizuese, teksa nëntë rajone do të zgjasin orarin e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve.

Ndërkohë Austria e ka zgjatur periudhën e izolimit deri më 7 shkurt.

“Zonja dhe zotërinj, ne jemi të ndërgjegjshëm se këto masa do të ndikojnë të të gjithë ne, student, prindër dhe sipërmarrës. Por nëse lehtësojmë masat tani, nuk do të kemi arritur asgjë nëse detyrohemi të vendosim masa akoma më strikte pas 10 ditësh kur infektimet të arrijnë shifra dramatike”, tha Sebastian Kurz, kancelari i Austrisë.

Ndërkohë Zvicra, ka vendosur që edhe pjesëtaret e ushtrisë të punojnë nga shtëpitë e tyre, si një masë për të ulur rrezikun e infektimeve.

6000 rekrutë të rinj do të stërvitem nga ambientet e banesave të tyre për 6 orë në ditë.

Lexoni gjithashtu:

Britania ashpërson masat, nga e hëna udhëtaret duhet të dëshmojnë një test negativ

Variant i ri i COVID-19 në Brazil, Mbretëria e Bashkuar ndalon udhëtimet nga Amerika e Jugut dhe Portugalia

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026