Situata në Nagorno-Karabakh, përplasje mes Turqisë dhe Francës
Ndërsa mes forcave armene dhe atyre azere vijojnë përplasjet në rajonin e Nagorno-Karabakh, tensionet janë shtuar edhe në arenën ndërkombëtare sikundër mes Francës dhe Turqisë, ku të dyja palët kanë ngritur tonet në distancë.
Disa nga aleatët e NATO-s janë gjithnjë e më të alarmuar nga qëndrimi i Ankarasë ndaj Nagorno-Karabakhut, rajon i shkëputur brenda Azerbajxhanit dhe aleat i ngushtë i Turqisë që drejtohet nga Armenët etnikë, por nuk njihet nga asnjë vend si republikë e pavarur.
Tensionet janë shtuar ndërsa Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha se Turqia do të “bënte atë që është e nevojshme” kur u pyet nëse Ankara do të ofronte mbështetje ushtarake nëse Azerbajxhani e kërkonte diçka të tillë.
Çavusoglu tha gjithashtu se solidariteti francez me Armeninë shton me tej mbështetjen e pushtimit armenë në Azerbajxhan.
Ndërkohë Presidenti i Azerbajxhanit është zotuar të luftojë deri sa forcat armene të largohen nga territori i diskutueshëm. Më i ashpër në fjalimin e tij ishte presidenti francez Emmanuel Macron i cili është shprehur se retorika “luftarake” e Turqisë po inkurajonte Azerbajxhanin për të ripushtuar Nagorno-Karabakhun dhe kjo ishte e papranueshme, megjithëse ai shtoi se nuk kishte asnjë provë në këtë fazë të përfshirjes së drejtpërdrejtë turke.
Rusia nga ana tjetër përmes ministrit të jashtëm Sergei Lavrov është shprehur e gatshme të presë ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit për bisedime.
Lavrov, pas thirrjes për armëpushim tha se Rusia do të vazhdojë të punojë si e pavarur dhe së bashku me përfaqësuesit e tjerë të grupit Minsk të (OSBE) do të bashkëpunojë për të ndërmjetësuar në konflikt.
Luftime të ashpra shpërthyen të dielën midis forcave armene dhe azeriane rreth Nagorno-Karabakh, ku më shumë se 100 persona kanë humbur jetën. Është ende e paqartë sesi rinisën luftimet të cilat kishin pushuar që nga viti 1994.
Lexoni gjithashtu:
Luftimet mes Azerbajxhanit në ditën e katërt, Macron kundër qëndrimit të Turqisë
Armenia dhe Azerbajxhani vazhdojnë luftimet në Nagorno-Karabak, dhjetëra të vdekur
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta