Situata nga COVID-19, OBSH: Shpresë për testet e shpejta

29 Shtator 2020 | 06:20

Testet të cilat brenda 15 minutash tregojnë nëse je i infektuar nga COVID-19 do të shpërndahen shpejt në të gjithë botën, me shpresën se do të shpëtojnë me mijëra jetë.

 Dy kompani, Bio Sensor’ e Koresë së Jugut dhe Abbott’ në SHBA po marrin aprovim urgjent nga OBSH.

Testi është provuar tashmë edhe në Shtëpinë e Bardhë.

“Një dy tre katër pesë, një dy tre katër pesë. Gjatë testit e rrotullojmë tri herë. Materiali tërhiqet dhe ju duhet të prisni 15 minuta. Dhe kaq është testi”,- shpjegoi Admiral Brett Giroir, ndihmës Sekretari për Shëndetësi nw Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

OBSH-ja e cila ka pranuar tashmë se numri zyrtar global i viktimave nga virusi ishte ndoshta mbi një milion u shpreh se testi i shpejtë është një lajm i mirë për një nisur një ndryshim.

“Kjo do të mundësojë zgjerimin e testimit veçanërisht në zonat e vështira për t’u arritur që nuk kanë pajisje laboratorike ose punonjës të shëndetshëm të trajnuar mjaftueshëm për të kryer këto teste. Testi  është një shtesë jetike për kapacitetin e tyre të testimit dhe veçanërisht e rëndësishme në zonat me transmetim të lartë”,- u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH-së.

Ndërkohë shumë shtete në Evropë janë duke u përballur me një rritje të rasteve me coronavirus.  Në Hollandë ndonëse lehtësimi i kufizimeve nisi herët, tashmë autoritetet janë detyruara të rikthejnë disa masa kufizuese, duke kërkuar reduktim të udhëtimeve, përdorimin e maskave, mbylljen e bareve dhe restoranteve më herët dhe ndalimin e grumbullimeve publike.

Qeveria spanjolle shprehet se do të bëjë gjithccka është e mundur për të frenuar një rritje të të infektuarve  në Madrid, duke paralajmëruar masa drastike nëse rajoni nuk arrin të ngadalësojë përhapjen e rasteve të reja.

Edhe qeveria në Sllovaki pritet të shpallë një gjendje të dytë të jashtëzakonshme. Baret do të mbyllen më herët dhe të gjitha eventet kulturore , sportive dhe fetare do të ndalohen duke nisur nga 1 tetori.

 

Lexoni gjithashtu: 

Shkencëtarët spanjollë krijojnë testin që zbulon COVID-19 në 30 minuta

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026