Situata nga COVID-19, Turqia në shtetrrethim gjatë fundjavës, në Kaliforni 27 milionë banorë nën izolim

6 Dhjetor 2020 | 15:54

Situata nga COVID-19 vijon të mbetet shqetësuese në të gjithë botën, sipas të dhënave nga universiteti amerikan John Hopkins raportohet për mbi 66 milionë të infektuar ndërsa numri i viktimave arriti në mbi një milionë e 500 mijë.

Italia raportoi mbi 21,000 raste të diagnostikuara dhe 662 vdekje në 24 orët e fundit.

Në total në shtetin fqinj rastet me COVID-19 kanë tejkaluar 170,000 me gati 60,000 vdekje.

Nga e diela është vendosur të lehtësohen disa masa kufizuese ndonëse janë të ndaluara lëvizjet midis rajoneve. Tani vetëm rajoni i Abruzzos është shënuar si zonë me rrezik të lartë.

Lehtësimi i masave kufizuese në Britani të madhe ka shkaktuar një vërshim të qytetarëve në rrugë të cilët duken të etur për të shpenzuar ndoshta të ndikuar edhe nga festat e fundvitit.

Gjatë ditës së shtunë Franca regjistroi 12,923 raste të reja COVID-19 të dhe 216 viktima. Të dhënat nga autoritetet shëndetësore të vendit tregojnë se numri i shtrimeve në spital dhe rastet e rënda ishin më pak se një ditë më parë.

Turqia raportoi 31,896 raste të reja COVID-19. Ajo ka ndërmarrë  një seri masash të reja, duke përfshirë bllokimin e plotë gjatë fundjavës. Lockdoën hyn në orën 21 të së premtes dhe përfundon në orën 5 të mëngjesit të së hënës ndërsa bllokimi gjatë natës  në cdo ditë të javës do të vendoset nga ora 21:00 deri në 05:00.

Shtetet e Bashkuara mbeten më te goditurat nga pandemia në botë. Sipas të dhënave nga univeristeti John Hopkins vdekjet nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara këtë të shtunë  kaluan  në 280,000 .

Shteti i Kalifornisë  raportoi mbi 25,000 raste të reja cka ka detyruar autoritetet të vendosin në izolim 27 milionë banorët masë që d të zgjas të paktën tre javë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026