Situatë e rëndë në Madrid, lagjja më e varfër dy muaj pa energji elektrike

28 Nëntor 2020 | 18:33

Familjet që jetojnë në lagjen Cañada Real, një nga më të varfërat e Madridit, nuk kanë energji prej dy muajsh. Dielli është burimi i vetëm i dritës që Saida mund të shijojë. Çdo natë, ajo duhet të ndezë qirinj për familjen e saj. Vajza e saj 3-vjeçare ka një sëmundje të rëndë të mushkërive – e cila ka nevojë për ndihmë mjekësore pajisje që punon me elektricitet

“Fatkeqësi për vajzën time, pa energji, zemërim sepse jeta e saj tashmë është energjia elektrike. Ajo ka një pajisje që duhet ta përdorë kur ka vështirësi me frymëmarrjen,” – thotë Saida Chadou, banore e Canada Real.

Prej 25 vitesh ajo jeton në Spanjë dhe shprehet se shërbimet sociale nuk e ndihmojnë.

“Herën e fundit që isha, më thanë se e dinë cështjen time dhe nuk është e nevojshme të vij. Nëse vajza sëmuret, duhet të shkoj në spital,” – shton më tej ajo.

Shtëpia e Saidas është në Canada Real,  një nga qytetet më të varfra në Evropë. Rreth 8000 njerëz janë vendosur në mënyrë të paligjshme në 16 kilometra tokë lineare.

“Këtu ekziston një rast i përjashtimit urban dhe është një problem i qasjes në shërbime, gjë që kjo lagje nuk e ka. është një lagje lineare dhe shumë nga banorët e Cañada Real nuk kanë shërbime afër shtëpive të tyre,” – thotë Laura Gil, koordinatore e shërbimeve sociale.

Që nga fillimi i ndërprerjes së energjisë, policia ka kryer disa bastisje në zonë. Guvernatori rajonal tha se rritja e  përdorimit marijuanës në ambiente të mbyllura mund të ketë shkaktuar një mbingarkesë në rrjet.

Pavarësisht shkakut, familjarë sikundër Saida kanë nevojë për energji elektrike.

“Kur ke nevojë njerëzit të kthejnë shpinën,” – thotë Saida.

Në vitin 2017, administratat kombëtare, lokale dhe rajonale nënshkruan një marrëveshje për të gjetur zgjidhje për banorët e Cañada Real.

Tre vjet më vonë, edhe nevojat më elementare të njerëzve që jetojnë këtu ende nuk janë përmbushur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026