Situatë e vështirë në spitale: Në Itali ngrihen tenda për të ndihmuar pacientët, Franca zgjat bllokimin

13 Nëntor 2020 | 10:14

Sheshi legjendar i garave në Monza është mbushur me tenda shëndetësore dhe është një dëshmi se çfarë është duke shkaktuar vala e dytë e pandemisë në Itali.

Nga veriu në jug, nga Lombardia në Napoli spitalet janë të tejmbushur. Nuk ka më shtretër bosh. Ambulancat janë parkuar pranë spitaleve për të shërbyer si dhoma të improvizuara për të kujdesur për pacientët.

“Në spitalin Kotunjno thuajse nuk kemi më shtretër në dispozicion. Ne jemi duke punuar intensivisht me shumë sakrifica dhe duke marrë përgjegjësi të madhe, veçanërisht punonjësit dhe infermierët. Ndihem krenar të shoh infermiere që vrapojnë tek makinat jashtë perimetrit të spitalit për tu kujdesur për pacientët që janë me bombola oksigjeni”, është shprehur Rodolfo Punzi, shef i departamentit të sëmundjeve infektive në Kotunjo.

Vala e dytë e pandemisë po godet rëndë edhe Francën. Në dy javë izolim rastet e të infektuarve po bien shumë pak, situata vijon të jetë dramatike. E për këtë arsye bllokimi kombëtar do të jetë në fuqi për të paktën edhe 15 ditë të tjera.

“Nëse do të shohim të dhënat e 7 ditëve të fundit, ka një rënie me 16%. Duhet parë si një zhvillim pozitiv por duhet të jemi të kujdesshëm. Ditët e fundit,  në çdo 30 sekonda ka pasur një të shtruar dhe në çdo tre minuta dikush kalonte në terapi intensive. 40% e personave në kujdes intensiv janë më pak se 65 vjeç. Kjo është padyshim e rëndësishme, dhe numri i shtrimeve në spital ka tejkaluar Kulmin e prillit”

Zvicrës iu desh të thërriste ushtrinë për të ndihmuar në spitale. Deri në 2.500 personel ushtarak do të ndihmojnë mjekët dhe infermierët në menaxhimin e situatës, ku në 24 orët e fundit në këtë shtet ka pasur 7000 raste dhe 93 të vdekur.

 

Lexoni gjithashtu:

Përqafime në kohë COVID, të moshuarit ritakojnë të afërmit pas gjashtë muajsh

Situatë shqetësuese në Itali, numri i të infektuarve pritet të shkojë në 1 milion

Situata e COVID-19 në Evropë: Mbingarkesë në spitale, Franca transferon pacientët në Gjermani

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026