Situatë shqetësuese në Itali, numri i të infektuarve pritet të shkojë në 1 milion
Vijon të jetë shqetësuese situata në Itali, ku në shtetin fqinj numri i të prekurve me COVID-19 pritet të arrijë në një milion.
Në vetëm 24 orët e fundit është raportuar për 35.098 të prekur duke e çuar në 995.463 shifrën totale të të infektuarve.
Rreth 580 persona kanë humbur jetën në 24 orë, duke shënuar nivelin më të lartë ditor që nga 15 prilli kur vendi ndodhej në kulmin e pandemisë.
Krahas masave kufizuese, së fundmi të tjera rajone italiane kaluan nga zona e verdhë në zonë portokalli çka do të thotë se ndodhen në nivel më të lartë rrezikshmërie dhe merren më shumë masa kufizuese.
Në rajonet “portokalli”, baret dhe restorantet do të mbyllen dhe banorët nuk do të lejohen të hyjnë ose të largohen nga kjo zonë ose të udhëtojnë midis qyteteve që janë në zona “portokalli”. Përjashtime do të bëhen për arsye pune ose me rëndësi thelbësore.
Sipas dekretit qeveritar rajonet e reja që ngjyrosen portokalli janë Toskana qendrore, Abruzzo, Umbria, Liguria dhe Bazilikata.
Italia ndodhet në shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 05:00, kufizimet e reja në shtetin fqinj përfshijnë mbylljen e muzeve, mësimin në internet për studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve dhe numër të reduktuar të pasagjerëve në transportin publik.
Masat kufizuese do të jenë në fuqi deri më 3 dhjetor. Edhe në Greqi vijon të raportohet për rritje të rasteve.
Ministria e Shëndetësisë po zbaton një plan emergjence në Greqinë Veriore, në mënyrë që spitalet të përballojnë presionin nga pandemia.
Mëngjesin e djeshëm, nga 118 shtretër të Njësisë së Kujdesit Intensiv COVID-19 në Selanik, 8 ishin bosh, ndërsa kishte një moment në ditën kur numri i tyre u ul në 3.Pavarsisht se vendit ndodhet në izolim kombëtar shifrat vijojnë të jenë të larta.
Sipas raportimeve të fundit nga 2,384 raste të reja në 24 orët e fundit, 652 janë regjistruar në Selanik dhe 588 në Attica, ndërsa 164 raste u identifikuan në Larisa.
Siç u shpreh Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias, “ka ardhur momenti i madh i betejës së madhe në Selanik”.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta