Qeveria holandeze jep dorëheqjen pas skandalit të ndihmës sociale
Kryeministri holandez Mark Rutte ka lajmëruar se qeveria e tij do të japë dorëheqjen për shkak të mënyrës se si përballoi një skandal të ndihmës sociale për fëmijët.
U zbulua se autoriteti i taksave ka akuzuar gabimisht për mashtrim familjet që kërkonin të përfitonin nga ndihma sociale për fëmijët.
Presioni për të dhënë dorëheqjen ndaj qeverisë holandeze u rrit përpara një mbledhje kabineti të premten, ku u diskutua nëse qeveria duhej të jepte dorëheqjen vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara.
Holanda është tashmë në vështirësi për të përballuar COVID-19 duke marrë parasysh mijëra infektimet ditore dhe një përhapjes së ngadaltë të vaksinave.
Për çfarë ishte skandali?
Një raport parlamentar zbuloi se në dhjetor, mijëra prindër nuk morën pagesat e ndihmës sociale për fëmijë pasi ato u ndaluan për shkak të hetimeve për mashtrim. Disa prej prindërve u detyruan të futen në borxhe për të përballuar shpenzimet, pasi u akuzuan gabimisht se kishin marrë pa të drejtë ndihmën sociale.
Qeveria holandeze ka kërkuar falje për skandalin dhe rezervoi 500 milionë euro ndihmë për prindërit e prekur nga ky skandal.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta