Skocia hyn në shtetrrethim pas mesnate
Skocia do të hyjë në karantinë duke nisur nga mesnata e mbrëmjes së sotme dhe deri në fund të janarit, njoftoi kryeministrja Nicola Sturgeon.
Kryeministrja skoceze prezantoi masat e reja gjatë seancës plenare të ditës së sotme, nga ku u shpreh “e shqetësuar” për situatën aktuale në krahasim me valën e parë kur u përball vendi në mars të vitit të shkuar.
Sipas rregullave të reja, qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe mund të dalin vetëm për “arsye esenciale” si për të blerë ushqime apo për ushtrime fizike.
trreJo më shumë se dy persona, nga dy familje, nuk do të lejohen të takohen në ambiente të jashtme, ndërsa ceremonitë mortore dhe dasmat do të lejohen.
Kishat dhe xhamitë do të qëndrojnë të mbyllura duke nisur nga e premtja.
“Është jetike që të kufizojmë ndërveprimet midis familjeve për të frenuar përhapjen e virusit dhe ta marrim situatën nën kontroll, gjatë kohës që vijojmë me vaksinimin e qytetarëve”, tha Sturgeon.
Mbretëria e Bashkuar vijon të jetë në një situatë të vështirë teksa përballet me variantin e ri të COVID-19 që është lehtësisht më i transmetueshëm.
Për gjashtë ditë radhazi, Britania ka regjistruar shifra rekord rastesh të reja duke tejkaluar 50.000 të infektuar në ditë.
Të hënën, Sturgeon tha se 1.905 qytetarë ishin diagnostikuar me COVID-19, pra rreth 15 për qind e testeve të kryera në ditë.
Ajo shtoi se barra po ndihet në pavijonet e terapisë intensive, ndërsa shtretërit në spitale po zihen me shpejtësi nga pacientët në nevoje për trajtim mjekësor.
Boris Johnson gjithashtu njoftoi se mund të “ndërmerren masa më të ashpra”.
“Do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që ta mbajmë virusin nën kontroll dhe qytetarët nuk duhet të kenë dyshime për këtë”, tha kryeministri britanik.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta