Sllovenia merr presidencën e Bashkimit Europian
Më 1 korrik Sllovenia merr drejtimin e presidencës së Bashkimit Europian, për herë të dytë në historinë e vendit.
Marrja e drejtimit të unionit për gjashtë muajt e ardhshëm vjen në një moment kyç, kur blloku europian po miraton paketa të rëndësishme në lidhje me klimën, rinovimin digjital dhe forcimin e qëndrueshmërisë së tij.
Për ministrin e Jashtëm slloven, Anze Logar, presidenca është një shans për të përforcuar integrimin brenda BE-së dhe brenda institucioneve të tij, si dhe për të nxitur zhvillimin drejt një komuniteti inovativ dhe kreativ, të bazuar tek zhvillimi i qëndrueshëm.
Konkretisht, presidenca do të bazohet në katër shtylla, të përmbledhura në sloganin “Të bashkuar, qëndrueshmëri, Europë”.
Vetë shteti slloven i ka dhënë prioritet forcimit të strukturës së unionit, rimëkëmbjes ekonomike dhe autonomisë strategjike.
Kështu, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mekanizmit të rimëkëmbjes dhe Paketës së Gjeneratës së Re të BE-së. Kjo e fundit, e bazuar në tranzicionin e gjelbër dhe atë dighital.
E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë gjithashtu në fokus. Për shefin e diplomacisë sllovene, vazhdimi i procesit të zgjerimit duhet të kthehet në interesin strategjik të unionit.
Kjo çështje do të vihet në dukje në samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet pikërisht në Slloveni, në vjeshtë.
Marrja e presidencës nga Sllovenia vjen pas drejtimit të saj nga Portugalia, gjatë së cilës Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën dritën e gjelbër për konferencën ndërqeveritare me BE-në, që do t’i çonte dy vendet më pranë hapjes së negociatave të anëtarësimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta