Socialistët ruajnë pushtetin në zgjedhjet lokale në Francë, inkurajim për presidencialet
Socialistët dhe aleatët mbajtën pushtetin në katër qytetet më të mëdha të Francës, Paris, Marsejë, Lion dhe Lil, në procesin për zgjedhjet vendore, që u dha shpresë partive të rrymës kryesore për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Kandidatët e rinj të ekstremit të majtë dhe atij të djathtë arritën megjithatë disa fitore, sidomos në Nisë, ku dominoi aleati i Marine Le Pen dhe Rube, në veri të vendit, ku triumfoi kandidati i partisë Franca e Pathyeshme.
Por mësimi kryesor që u nxor mbrëmjen e së dielës ishte dështimi i aleancave mes së majtës dhe partisë Franca e Pabindur, LFI, me votuesit që i kthyen sytë nga qendra dhe e djathta në bastionet e hershme të Partisë Socialiste si Klermo Ferro dhe Brest.
Ndërkohë, në qytete si Parisi, Marseja dhe Lil administratat e krahut të majtë u kthyen qetësisht në detyrë.
Lioni, ku kryebashkiaku ekolog Gregory Doucet bëri aleancë me LFI-në dhe sërish fitoi, u konsiderua një rast më vete për shkak se sfiduesi i krahut të djathtë, biznesmeni Jean Michel Aulas bëri një fushatë të dobët.
Thirrjet për bojkotin e LFI-së kanë qenë të shumta, sidomos pasi një nga pjesëtarët e saj u akuzua për nxitje për vrasjen e një studenti të ekstremit të djathtë pikërisht në Lion.
Lideri i partisë, Jean Luc Melenchon zemëroi armiqtë e tij kur në një fjalim bëri shaka me prejardhjen hebraike të Jeffrey Epstein.
Por pas raundit të parë të votimit një javë më parë, shumë kandidatë socialistë e të gjelbër vendosën të shpërfillnin kundërshtitë dhe formuan atë që u etiketua si “aleanca e turpit”, në mënyrë që të siguronte fitoren.
Aleancat mes së majtës dhe së majtës ekstreme dështuan gjithashtu të jepnin rezultat në Tuluz, Strasburg, Puatje, Limozh dhe Tul.
Kjo e fundit është dhe terreni elektoral i ish-presidentit socialist François Hollande, thirrjet e të cilit për një bojkotim të LFI-së kaluan pa u dëgjuar.
BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite
Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
- 20:47 Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 20:44 OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës
- 20:41 Netanyahu: Do të qëndrojmë në jug të Libanit, deri në çarmatimin e Hezbollahut
- 20:37 Izraeli, Libani dhe SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje trepalëshe armëpushimi (VIDEO)
- 20:31 Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)