Sociologu Gëzim Tushi tregon dy hapa kyç për parandalimin e abuzimeve seksuale
Sociologu i njohur, Gëzim Tushi tha se ka ardhur koha që Shqipëria të krijojë një unifikim mes shoqërisë civile, shtetit dhe faktorët të tjerë për parandalimin e abuzimeve seksuale tek fëmijët dhe gratë.
Sipas tij, nëse kjo strategji kombëtare nuk funksionon luftimi i këtij fenomeni do jetë shumë i vështirë.
“Ky ishte një rast që tregoi se shoqëria po të dojë mund të bëjë gjithçka. Shoqëria civile, shteti, aktorë dhe faktorët të tjerë, që kanë funksione parandaluese, edukuese dhe rehabilituese duhen bërë në një strukturë kompakte. Duhet një lloj strategjia kombëtare për këtë dukuri, në mënyre që këto ingranazhe të kenë përgjegjësit e veta dhe nëse i lëmë të hapura kjo nuk bëhet”, tha Tushi.
Ai përgëzoi protestat e zhvilluara pak ditë më parë në Tiranë në shenjë revolte për abuzimin e një të miture në Rrëshen.
Sociologu listoi dy hapa kyç, që sipas tij i duhen shoqërisë shqiptare për të parandaluar abuzimet me karakter seksual.
“Më ka pëlqyer sensibilitetit. Njerëzit e treguan veten se janë qytetarë. Ne kemi nevojë të bëjmë atë hapin progresiv. Nuk kishte burra në protestë, kishte shumë pak meshkuj. Kemi nevojë të bëjmë revolucion për prindërimin, e para.. E dyta kemi nevojë emancipimin e meshkujve tanë, sepse janë meshkuj ballkanikë. E kanë mendjen tek forca fizike dhe tek penetrimi seksual “, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë