Soko: Qeveria ka qenë mbështetëse e krimit ekonomik, katet u ndërtuan me leje

27 Shtator 2022 | 11:19

Eksperti i Ekonomisë Pano Soko është shprehur se qeveria aktuale është mbështetëse e krimit ekonomik.

Në një intervistë për Euronews Albania, Soko theksoi se katet janë bërë me leje, edhe pse kjo e fundit nuk ka qenë e shkruar.

Ai e konsideroi show lëvizjen e qeverisë për ndërtimet pa leje.

“Ne kemi një procedurë që rregullon marrëdhënien e mallrave të konfiskuara dhe të sekuestruara. Në Shqipëri nuk ka VKM që i del kundër një ligji.

Qeveria ka qenë mbështetëse e krimit ekonomik. Ato kate nuk u bën pa leje, ato kate u bën me leje edhe pse jo me leje të shkruar. Këto show kanë vetëm efektin negativ”- tha Sako.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026