Sot mbyllen qendrat e votimit në Holandë, sondazhet tregojnë për një fitore të madhe të Mark Rutte
Sot mbyllen qendrat e votimit në Holandë, ku është votuar gjatë ditës së hënë dhe të martë.
14 milionë qytetarë u ftuan të zgjedhin 150 përfaqësuesit e Dhomës së Ulët.
Sondazhet tregojnë për një fitore të madhe për kryeministrin në detyrë Mark Rutte dhe disa ndryshime të vogla për partitë e tjera.
Pesë sondazhe të publikuara këtë javë treguan se Partia Konservatore e Rutte mori 21-26% të votave, krahasuar me 11-16% për rivalin e saj më të afërt, Partinë e anti-islam të Geert Wilders.
Me një ndalim të mbledhjeve publike, fushata zgjedhore u përqendrua në një seri debatesh televizive, në të cilat Rutte mbante imazhin e tij si një dorë e qëndrueshme gjatë një kohe krize.
Partia që fiton më shumë vende do të jetë e para në radhë për të udhëhequr bisedimet për të formuar koalicionin e ardhshëm qeverisës.
Nëse fiton partia e Rutte, dhe ai arrin të krijoje një qeveri të re, mund të bëhet kryeministri më jetëgjatë i vendit.
Rezultatet përfundimtare pritet të bëhen me dije ditën e nesërme.
Infektimet me COVID-19 në Holandë po rriten me ritme të shpejta dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit është shprehur kundër lehtësimit të masave, duke thënë se spitalet mund të mbingarkohen përballë një valë të tretë të pandemisë.
Qeveria së fundmi është përballur edhe me protesta ku qytetarë të shumtë kanë kundërshtuar masat kufizuese, protesta të shoqëruara herë pas here edhe me përplasje me policinë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta