Sot në Hagë seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka dorëzuar 600 faqe material me akuza
Do të mbahet sot në Hagë seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në seancën e sotme, Gjykata do të paraqesë ecurinë e deritanishme të çështjes, ku vendimit paraprak të gjykatësit do të diskutojnë kryesisht për materialet që duhet të zbulohen mes palëve.
Pos kësaj në këtë konferencë do të diskutohet edhe për hetimet e prokurorisë edhe për disa çështje për të cilat Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke hetuar ende.
Ndërkohë, avokatët e Hashim Thaçit, tashmë kanë dorëzuar kërkesën përmes së cilës kërkojnë që ish-drejtori politik i UÇK-së, të lirohet me kusht.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale në Hagë, Jack Smith, ia ka dorëzuar Gjykatës Speciale mbi 600 faqe material mbështetës me akuza kundër ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë material, kryeprokurori shkruan se ish-krerët e UÇK-së drejtonin një ofensivë të veçantë kundër LDK-së, presidentit Ibrahim Rugova dhe kryeministrit të qeverisë së atëhershme në ekzil, Bujar Bukoshi.
“Në këtë kontekst, ofensivë e veçantë i drejtohej LDK-së, nën Presidentin Rugova dhe kryeministrin e qeverisë në ekzil Bujar Bukoshi, anëtarët e së cilës mbronin një politikë të rezistencës jo të dhunshme ndaj shtetit serb. Komunikata 040, për shembull, merr përgjegjësinë për një sulm të mëtejshëm kundër një ‘kolaboracionisti’ dhe thotë se: ‘lëvizja e dështuar pacifiste duhet ta kuptojë që Kosova dhe tokat e tjera shqiptare nuk mund të çlirohen nga zyrat dhe me telefon, por duke u angazhuar seriozisht në mbështetjen për luftën e armatosur. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Bukoshi në veçanti të heqin dorë nga frazat boshe dhe të hutuara dhe t’i dorëzojnë fondet që janë mbledhur për çlirimin e Kosovës përfaqësuesve të UÇK-së. Lidhur me bisedimet mbi statusin e Kosovës dhe popullit shqiptar, UÇK-ja nuk do të njohë asnjë marrëveshje pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të saj në bisedime të tilla”, shkruan Smith.
Lexoni gjithashtu:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran