Sot takimi i fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor, mesazhi i Merkel: Ende nevojitet pajtim
Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një konferencë online me liderët e Ballkanit Perëndimor, mbledhja e fundit e saj në mandatin e kancelares.
Në një videomesazh, Merkel u shpreh se është e lumtur që do të mund të vijojë bashkëpunimin me krerët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.
Në mesazhin e saj Merkel kujtoi fillimet e Procesit të Berlinit, të iniciuar nga Gjermania në vitin 2014.
“Si atëherë, ashtu edhe sot qëllimi është të japë ndihmesa sa më konkrete për qëndrueshmërinë e rajonit dhe për dialogun paqësor mes të gjitha palëve”, u shpreh Merkel.
Merkel rikujtoi përgjegjësinë e BE-së dhe të Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Ballkani është një pjesë e Europës ku nuk janë shëruar ende plagët e luftërave të viteve ‘90 dhe dhunës mes grupeve etnike. Për mua është më se e qartë: ne, shtetet anëtare të BE-së jemi shumë të interesuara për një zhvillim paqësor dhe të mirë të Ballkanit Perëndimor. Dhe, ne kemi një përgjegjësi që të angazhohemi faktikisht për këtë”, u shpreh kancelarja gjermane.
Merkel u përqendrua edhe te sfidat e rajonit.
“Ende nuk janë zhdukur mosbesimi dhe nacionalizmat e vjetra, të cilat shumë shpesh ngjallin mosmarrëveshje dypalëshe. Edhe në të ardhmen nevojitet pajtim. Kjo do të thotë që të trajtohet e kaluara, por edhe të bëhet gjithçka e mundshme që brezi i ri të jetojë në paqe. Unë jam e bindur se me konferencat e përvitshme të Ballkanit Perëndimor, ne mund të ndihmojmë në këtë proces”, u shpreh kancelarja, nismëtarja e Procesit të Berlinit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta