Spanja lehtëson kufizimet për imigrantët e rinj
Spanja do ta bëjë më të lehtë marrjen e lejes së qëndrimit dhe punës për imigrantët e rinj të pashoqëruar.
Sipas rregullave të reja, ata do të kenë të drejtë për të aplikuar për dokumente pas tre muajsh në Spanjë, në vend të nëntë muajve që duhet të prisnin sipas ligjeve aktuale.
Fëmijët e pashoqëruar gjithashtu do të duhet të dëshmojnë se marrin 470 € në muaj nga një program mbështetës i sigurimeve shoqërore, në mënyrë që të marrin leje qëndrimi dhe pune.
Më parë ata duhej të tregonin të ardhura më të larta për të marrë dhe mbajtur vetëm një leje qëndrimi.
Rreth 15 mijë refugjatë pritet të përfitojnë nga ndryshimet e zbuluara të martën.
Qeveria spanjolle thotë se vendimi synon integrimin e imigrantëve, të cilët mund të braktisen nga autoritetet. Organizatat joqeveritare i kanë bërë presion Madridit për vite me radhë për të bërë ndryshimet në rregulloret e imigracionit.
Spanja është përpjekur të përballojë ardhjet e mëdha të emigrantëve nga Afrika vitet e fundit, shumica nga deti.
Më shumë se 30 mijë imigrantë kanë hyrë në Spanjë këtë vit, 37% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Kombeve të Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta