Spanja mendon të ndalojë shprehjen e mbështetjes për diktatorin Franco
Qeveria e Spanjës ka kaluar një projekt-ligj që synon të cilësojë të paligjshëm shprehjen e mbështetjes ndaj ish-diktatorit Francisco Franco.
I ashtuquajturi “Ligji për Kujtesën Demokratike”, propozon të ndalojë gjithashtu organizatat që vlerësojnë apo nderojnë politikat dhe udhëheqësit e diktaturës së Spanjës gjatë shekullit të XX-të.
Koalicioni qeveritar i udhëhequr nga socialistët ka kohë që kërkon të nxjerrë jashtë ligjit këdo që mbështet qeverisjen e Francos dhe nënçmon “dinjitetin e viktimave të grushtit të shtetit të 1936, apo të Luftës Civile”.
Projekt-ligji është një tjetër moment historik në qëllimin e qeverisë për të shuar ndasitë në lidhje me vendin që duhet të ketë Franco në historinë spanjolle, por gjithashtu ndez sërish debatin mbi lirinë e shprehjes.
Spanja ka dashur të sigurojë dëmshpërblim për viktimat e Francos dhe të largojë njëherë e mirë ekstremizmin e djathtë, kjo duke pasur parasysh popullaritetin në rritje të partisë së ekstremit të djathtë Vox.
Félix Bolaños, ministri që është caktuar si relator për ligjin, tha se ishte “ligji i parë i Spanjës që dënon dhe hedh poshtë haptazi grushtin e shtetit dhe diktaturën pasuese”.
Diktatura e shekullit XX-të ishte “periudha më e errët e historisë sonë bashkëkohore”, shtoi Bolaños.
Franco ishte gjenerali që udhëhoqi të ashtuquajturat forcat nacionaliste në rrëzimin e republikës gjatë periudhës 1936-1939. Ai drejtoi vendin deri në vitin 1975, kur dhe vdiq nga parkinsoni.
Në vitet e fundit ai riktheu monarkinë duke ia garantuar pushtetin mbretit Juan Carlos, i cili më pas udhëhoqi tranzicionin drejt demokracisë.
Kjo periudhë në historiografinë e Spanjës njihet si “Spanja Frankiste” apo “diktatura Frankiste”.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta