Spanja nën pushtetin e të nxehtit, temperaturat arrijnë 45°C
Spanja po përgatitet për një valë të fortë të nxehti që pritet të përfshijë një pjesë të madhe të vendit dhe të sjellë temperatura ekstreme. Sipas meteorologëve, ditët në vijim do të jenë ndër më të nxehtat e vitit, me termometrin që në disa zona mund të ngjitet deri në 45 gradë Celsius.
Sipas programit europian të monitorimit klimatik Copernicus, vala e të nxehtit do të prekë fillimisht qendrën dhe perëndimin e Europës gjatë fundjavës, përpara se të zgjerohet në pjesën tjetër të kontinentit. Spanja dhe Franca pritet të jenë ndër vendet më të goditura, me temperatura që në rajonet më të nxehta mund të luhaten nga 40 deri në 45 gradë Celsius.
Fenomeni po shkaktohet nga një masë ajri e nxehtë dhe e thatë që po lëviz nga Afrika drejt Europës. Rritja e temperaturave do të nisë që të shtunën, ndërsa të dielën në disa zona të Spanjës, si Galicia dhe bregdeti Kantabrian, temperaturat mund të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Në pellgjet e lumenjve Ebro, Tajo, Guadiana dhe Guadalquivir, termometri mund të kalojë pragun e 40 gradëve.
Kulmi i valës së të nxehtit pritet të regjistrohet të hënën dhe të martën e javës së ardhshme. Sipas Meteored, temperaturat gjatë natës nuk do të zbresin nën 25 gradë Celsius në shumë rajone, duke e bërë vapën edhe më të vështirë për t’u përballuar. Në veri të Spanjës, temperaturat do të jenë deri në 15 gradë më të larta se mesatarja sezonale, një diferencë që konsiderohet e pazakontë për këtë periudhë të vitit.
Megjithëse nga 23 qershori pritet një zbutje graduale e fenomenit, ekspertët paralajmërojnë se moti i nxehtë do të vazhdojë gjatë gjithë javës. Meteorologu José Antonio Maldonado e ka cilësuar situatën si një episod të “nxehtësisë ekstreme”, duke paralajmëruar se temperaturat më të larta ende nuk janë arritur dhe se disa rajone mund të përballen edhe me stuhi të forta gjatë ditëve në vijim.
Trump-Meloni, një përplasje që shkon përtej Italisë
“Marrëveshja e shekullit” apo “mallkimi i shekullit”? Kush fitoi dhe kush humbi nga marrëveshja SHBA-Iran
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
- 18:41 Sot dita e 20-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 18:39 Evropa drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit
- 18:29 Trump-Meloni, një përplasje që shkon përtej Italisë
- 18:08 Aksident tragjik në Fier, humb jetën një 34-vjeçar me motomjet
- 17:55 KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
- 17:49 Torra Veneciane dhe Amfiteatri i Durrësit, në qendër të interesit të turistëve