Spanja nis vaksinimin masiv, autoritetet spanjolle po përdorin vaksinën AstraZeneca, derisa EMA ta lejojë

14 Mars 2021 | 16:09

Autoritetet spanjolle kanë nisur vaksinimin kundër COVID-19 me vaksinën AstraZeneca.

Rreth 19 mijë persona janë lajmëruar për të marrë dozën e parë të vaksinës. Disa rajone të Spanjës e kanë ndaluar vaksinimin me AstraZeneca, pas raportimeve për koagulim apo mpiksje të gjakut tek disa qytetarë, por megjithatë qeveria qendrore ka vendosur që të vazhdojë me përdorimin e vaksinës.

Disa vende nordike si dhe Austria e kanë ndaluar përdorimin e vaksinës për shkak të disa ndërlikimeve që ka dhënë në disa raste.

Ministrja e Shëndetësisë se Spanjës, Carolina Darias u shpreh që autoritetet kanë vëzhguar efekte të lehta anësore të tilla si dhimbje koke, shqetësime intestinale, ndërkohë që mpiksja e gjakut ndër njerëzit e vaksinuar nuk ka qenë më e lartë sesa ai i rasteve të ngjashme në popullsinë e përgjithshme.

Darias u shpreh që Spanja do të vazhdojë që të menaxhojë vaksinimin me vaksinën AstraZeneca derisa të marrë udhëzime të mëtejshme nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026