Spanjë, rikthehen kufizimet në zonën e infektuar
Katalonja ka rikthyer masat kufizuese për 200,000 persona në qytetin e Lleidas, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.
Qeveria katalanase krijoi një spital në terren, pranë Spitalit Universitar “Arnau de Vilanova”, në Lleida, i cili ka pritur një numër të lartë pacientësh.
“Duhet të marrim masa të veçanta në Lleida, për të mbrojtur njerëzit më të rrezikuar. Të përforcojmë qendrat e shëndetësore dhe spitalet”, tha Alba Vergés, këshilltare shëndetësore.
Përhapja e coronavirusit është vënë nën kontroll në pjesën më të madhe të Europës kontinentale, por vatrat e vogla të Covid-19 janë punëtorët sezonalë.
Pushteti vendor ka ngritur një strehë të improvizuar për punëtorët sezonalë në Lleida, në të cilën qëndrojnë 250 emigrantë. Autoritetet bëjnë kontrolle të vazhdueshme temperature dhe testohen nëse kanë simptoma.
Rreth 40 emigrantë që rezultuan pozitivë në ditët e fundit janë karantinuar në dy hotele të qytetit.
Bazilika “Sagrada Familia” në Barcelonë u rihap të shtunën. Ndërtesa e famshme botërore, e cila u projektua nga arkitekti Antoni Gaudi, u mbyll pothuajse katër muaj më parë.
Por për dy fundjavat e ardhshme do të jetë e hapur për punëtorët e vijës së parë, përfshirë ata të kujdesit shëndetësor, policinë dhe OJF-të, të cilët do të jenë në gjendje ta eksplorojnë pa turmat e zakonshme të vizitorëve.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta