Spanjë, Sanchez kërkon zgjatjen e gjendjes së emergjencës
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i kërkoi të mërkurën parlamentit që të votojë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit, që i lejon qeverisë të kontrollojë lëvizjet e qytetarëve dhe njëkohësisht të lehtësojë bllokadën.
“Sot mund të themi, ndonëse me një optimizëm të moderuar, se kemi tejkaluar momentet më të këqija të pandemisë, që ka shkatërruar gjithë botën”, deklaroi Sanchez.
Kjo është hera e gjashtë dhe e fundit që Sanchez kërkon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila mund të zgjasë deri më 21 qershor.
Deri të martën, më 2 qershor, Spanja nuk raportoi vdekje të reja nga coronavirusi, me shifrat që mbetën të pandryshuara që prej së dielës, në mbi 27 mijë viktima.
Qeveria spanjolle po punon për të rihapur gradualisht dyert për turistët nga vende të konsideruara të sigurta nga COVID-19 duke filluar nga 22 qershori, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Turizmit.
Më parë, Madridi kishte caktuar 1 korrikun si datë për të rihapur kufijtë për turizmin, sektor që plotëson 12 për qind të ekonomisë së vendit.
Spanja vendosi gjendjen e jashtëzakonshme më 14 mars, që përfshinte një bllokadë të rreptë në kuadër të së cilës njerëzit mund të dilnin nga shtëpia vetëm për të blerë ushqim, për të kërkuar kujdes mjekësor apo për punë që nuk mund të bëheshin nga shtëpia.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta