Spartak Ngjela: S’kam besim te reforma zgjedhore, nevojitet arbitër
Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela është i mendimit se, opozita është thyer përballë ndërkombëtarëve dhe nesër pritet të shikohet nëse do të arrihet në konsensus për reformën zgjedhore. Sipas avokatit të njohur, çdo ligj elektoral nuk ka fuqi të plotë pa përfundimin e reformës në drejtësi, pasi sipas tij i rëndësishëm nuk është vetëm ligji por edhe arbitri.
“Nuk kam besim te reforma zgjedhore, pa pushtet gjyqësor të pavarur nuk ka zgjedhje të lira. Këta kanë forca ekstra ligjore, të dyja partitë. Zgjedhje të lira nuk ka pa përfunduar reforma në drejtësi. Ndërkombëtarët ngulin këmbë tek ligji elektoral sepse mendojnë se reforma në drejtësi do të shkojë deri në fund”, u shpreh z. Ngjela.
“Fakti që opozita kërkon nesër mbledhjen dhe ka pasur një takim sot (takimi i ambasadorëve me Bashën), do të thotë se është kërcënuar. Takimi i sotëm kishte një nivel të lartë. Gjithçka merret me kërcënim dhe kjo është turp për shqiptarët”, ka shtuar avokati në një intervistë për ‘Ilva Now’.
Ngjela shprehur kritika për të dy liderët e partive kryesore, duke thënë se, me lista të hapura do të merrnin goditje nga votuesit në rang kombëtar. “E pe në Kosovë, se çfarë ndodhi me Isa Mustafën. Edhe këtu kështu do të ndodhtr. Kështu do të ndodhi dhe me Ramën dhe Bashën. Bëhet normë për të rrëzuar kryetarët që nuk votohen. Basha është kryetar artificial. Po të ishte kaq i fortë Rama, bënte Kongres, por nuk bën. Ndërsa ky tjetri bën kongres por me Saliun”, tha avokati.
Sipas Ngjelës, ndërkombëtarët u kanë bërë presion liderëve të politikës nisur nga informacioni që kanë për shkeljet ligjore që kanë kryer. “Dje krizën e shkaktoi opozita me kërkesa të reja. Do ta shikojnë nesër, nëse ka reformë dhe pranohen ato që ka thënë Yuri Kim. Po të dali ambasadorja dhe të nxjerri ato që ka, këto rrëzohen, por ajo nuk i nxjerr po i përdor në këto raste. I ruajnë për në tavolinë. Ti si mendo se i thonë Saliut, ti je njeri i madh? Si e mendon? I kanë nxjerr. Dhe është politike në të gjithë botën kështu veprohet prandaj nuk shkelet ligji. Ndaj çdo person që bën shkelje në politikë nuk është më i pavarur dhe kur këto”, përfundoi Ngjela.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet