SPD e gatshme të nisë bisedimet për koalicione me partitë e vogla në Gjermani

28 Shtator 2021 | 13:51

Social-Demokratët, të cilët fituan zgjedhjet parlamentare në Gjermani, nuk humbasin kohë.

Gjatë kësaj jave do të nisin bisedimet me Partinë e Gjelbër dhe FDP për të formuar një koalicion qeverisës, njohur si koalicioni ‘Semafor’.

Të Gjelbrit dhe FDP-ja liberale, të cilët janë të ndarë për shumë çështje, kanë thënë se para se të hyjnë në koalicion do të diskutojnë me njëri-tjetrin për të kërkuar fusha kompromisi.

Kreu i partisë parlamentare të SPD-së, Rolf Muetzenich tha se ai mirëpret iniciativën e dy partive më të vogla, por ende dëshiron të flasë me partnerët e mundshëm për një koalicion trepalësh.

Shumica e gjermanëve nuk janë në favor të një qeverie tjetër të udhëhequr nga konservatorët.

71% e tyre kundërshtojnë që Laschet të bëhet kancelar i Gjermanisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026