Sportisti shqiptar humb jetën në moshën 24-vjeçare
Një notar shqiptar vetëm 24 vjeç ka ndërruar jetë për shkak të një sulmi në zemër.
Lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të Klavio Meca, i cili ka vendosur dhe rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë, ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH).
“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjeç. Nuk gjejmë̈ fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe…
Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa veçojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03.
Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive.
KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…”, shkruan KOKSH në rrjetet sociale.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut