‘Squid Game’ bëhet seriali më i suksesshëm i Netflix me 111 milionë shikues në muajin e parë
Drama koreano jugore “Squid Game” është bërë seriali më i suksesshëm në Netflix me 111 milionë njerëz që e kanë parë brenda katër javëve të para.
Duke përzier alegorinë shoqërore dhe dhunën ekstreme, “Squid Game” përmban personazhe nga skajet më të margjinalizuara të Koresë së Jugut, përfshirë një emigrant indian dhe një dezertor të Koresë së Veriut, që luajnë lojëra tradicionale për fëmijë për të fituar 45.6 miliardë von (33 milion euro). Humbësit vriten.
“Squid Game ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa, duke e bërë atë serialin më të suksesshëm,” – shkroi Netflix të martën.
Squid Game has officially reached 111 million fans — making it our biggest series launch ever! pic.twitter.com/SW3FJ42Qsn
— Netflix (@netflix) October 12, 2021
Përzierja e argëtimeve të fëmijëve dhe pasojat e tyre fatale, me prodhim dhe dizajn të mrekullueshëm të skenave, ka fituar vërtet audiencë të madhe në të gjithë botën, me seritë që qëndrojnë në krye të listave të Netflix në mbi 80 vende.
Ky rekord ishte mbajtur më parë nga një serial i një zhanri krejtësisht ndryshe, “Bridgerton”, ku rrëfeheshin intrigat sentimentale të shoqërisë së lartë britanike në fillim të shekullit të 19 –të. Seriali u ndoq nga 82 milion llogari në Netflix në katër javët e para që u shfaqën në fund të dhjetorit të vitit 2019.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta