Stafi elektoral i Trump deklaron se do të padisë Pensilvaninë për të pezulluar përkohësisht numërimin e votave
Stafi elektoral i presidentit Trump ka njoftuar se kanë paditur Pensilvaninë dhe Miçiganin duke bërë kështu gati terrenin për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve në shtetet e cilësuara si fushëbeteja e këtyre zgjedhjeve e të cilat mund të vendosin nëse Trump do të mund të fitojë një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Në paditë që janë bërë në këto dy shtete kërkohet akses më i mirë për mbikëqyrësit e votave në qendra ku po vazhdon ende numërimi i votave.
Stafi që menaxhon fushatën e presidentit kërkon ndërhyrjen e Gjykatës Supreme në një rast në Pensilvani për të vendosur nëse votat që janë bërë deri në tri ditë pas zgjedhjeve mund të numërohen.
Fitorja në Pensilvani e të paktën tri shtete të tjera do të ishte rruga më e lehtë drejt fitores për Trump. Nëse ai nuk fiton tek këto të fundit, atij do i duhet të fitojë të katërta shtetet që kanë mbetur për të arritur 270 vota
Lajmi në përditësim …
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta