Starmer: Po dërgojmë anijen “HMS Dragon” dhe helikopterë me aftësi kundër dronëve në Qipro
Kryeministri britanik, Keir Starmer njoftoi vendosjen e anijes HMS Dragon dhe helikopterëve me aftësi anti-dronë në Qipro.
Starmer tha se vendosja ishte pjesë e përpjekjeve të Mbretërisë së Bashkuar për të forcuar operacionet e saj mbrojtëse, ndërsa theksoi se vendi do të veprojë gjithmonë në interesin e vet dhe të aleatëve të tij.
“Ne gjithmonë do të veprojmë në interes të Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve tanë”, shtoi ai.
Ky zhvillim vjen pas vendimit të Greqisë dhe Francës për të dërguar gjithsej tre fregata për të mbrojtur Qipron, ku ndodhen dy baza britanike, të cilat konsiderohen me rëndësi strategjike për Londrën.
“Mbretëria e Bashkuar është plotësisht e përkushtuar ndaj sigurisë së Qipros dhe personelit ushtarak britanik atje.
Ne vazhdojmë operacionet tona mbrojtëse dhe sapo kam folur me Presidentin e Qipros për ta informuar atë se po dërgojmë helikopterë me aftësi kundër-dronëve dhe se HMS Dragon do të dërgohet në zonë.
Ne gjithmonë do të veprojmë në interes të Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve tanë”, njoftoi Starmer.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit