Starmer: Qëndrimi në NATO është në interesin më të mirë të SHBA-së

10 Prill 2026 | 20:39

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka deklaruar se është në interesin më të mirë të SHBA-së të qëndrojë në NATO dhe se Evropa duhet të bëjë më shumë për të mbështetur aleancën në dritën e luftës në Iran.

Presidenti amerikan i ka kritikuar vazhdimisht anëtarët evropianë të NATO-s, të cilët kryesisht nuk ishin dakord me sulmet ndaj Iranit, për mospjesëmarrje më të plotë në sulme, duke përfshirë edhe një kërcënim për ta tërhequr Uashingtonin tërësisht nga aleanca.

Starmer, duke folur në Katar u pajtua me thirrjet e Trump që anëtarët evropianë të NATO-s të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen, ndërsa këmbënguli se ishte në interes të SHBA-së të qëndronte në aleancë.

“Ne jemi mbështetës shumë të fortë të NATO-s dhe unë kam argumentuar për një kohë të konsiderueshme se duhet të bëjmë më shumë. Është aleanca ushtarake më efektive që bota ka njohur ndonjëherë.

A duhet të bëjmë më shumë ne evropianët? Po. E kam argumentuar këtë për pjesën më të madhe të dy viteve, para partnerëve tanë evropianë, njësoj si kujtdo tjetër. Ne vazhdojmë ta paraqesim këtë argument dhe do ta paraqesim”, tha ai.

Starmer dhe Trump folën të enjten në mbrëmje. Starmer tha se pjesa më e madhe e telefonatës u shpenzua duke diskutuar se si të sigurohej që anijet të kalonin në mënyrë të sigurt nëpër ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe transporti për naftë dhe gaz, si dhe mallra të tjera, të cilën Irani në fakt e bllokoi pas sulmeve nga SHBA-të dhe Izraeli.

Përveç sigurimit të sigurisë së rrugës detare, Starmer ka theksuar nevojën për të shmangur skenarin e mundshëm që Irani të vendosë taksa për anijet që kalojnë nëpër të. Më herët këtë javë, Trump hodhi poshtë idenë e një “ndërmarrjeje të përbashkët” midis SHBA-së dhe Iranit për të vendosur taksat.

Starmer, duke shpalosur bisedimet e tij me udhëheqësit e ndryshëm të Gjirit, tha se ata ndanin të njëjtin mendim dhe ishin të shqetësuar për armëpushimin, i cili është nën kërcënim nga sulmet e vazhdueshme izraelite ndaj Libanit dhe nga paralajmërimi i Iranit se mund të hakmerret.

“Padyshim, diskutimi u zhvendos shumë shpejt drejt armëpushimit, një ndjenjë se është e brishtë, se nevojitet më shumë punë, se ngushtica e Hormuzit duhet të jetë pjesë e zgjidhjes, një ndjenjë shumë e fortë se nuk mund të ketë pagesë ose kufizime në atë lundrim”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026