Statusi i emigrantit në Britani, e mërkura është afati i fundit për aplikimin për lejen e qëndrimit

29 Qershor 2021 | 19:53

E mërkura është afati i fundit që qytetarët e Bashkimit Evropian të aplikojnë për një status qëndrimi në Britani, pas Brexit.

Mbretëria e Bashkuar po fut në fuqi një sistem të ri emigracioni, që i jep fund prioritetit për qytetarët nga blloku ndaj atyre nga vende të tjera, për të përmbushur zotimin e bërë në referendumin e vitit 2016.

Gazetari i Euronews në Londër raportoi se janë rreth 400 mijë aplikime që nuk kanë marrë përgjigje, me disa që presin prej një viti.

Ata ka të ngjarë të jenë njerëz me deklarata të komplikuara që kanë nevojë të hetohen dhe që u është thënë të mos shqetësohen, se nëse kanë aplikuar në kohë do të mund të qëndrojnë.

Edhe ekspertët e fushës e kanë të vështirë të thonë se sa janë njerëzit që nuk kanë aplikuar për një arsye apo një tjetër.

Rreth 5.6 milionë qytetarë të BE-së kanë aplikuar për të drejtën e qëndrimit, ndërsa mijëra të tjerë jo, ose janë ende në pritje që aplikimet të shqyrtohen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026