Stërvitje në Estoni/ Mobilizimi ushtarak në Rusi, shteti baltik angazhon rezervistët

27 Shtator 2022 | 12:42

Rreth 2 mijë e 900 rezervistë dhe vullnetarë në Estoni po marrin pjesë në një stërvitje 6-ditore, e konsideruar si një përgjigje ndaj thirrjes për mobilizim ushtarak të Rusisë.

Sipas Ministrisë estoneze të Mbrojtjes, stërvitja ka si qëllim perfeksionimin e kapaciteteve luftarake të ushtrisë dhe rezervistëve, edhe pse për momentin ndaj vendit nuk kanoset asnjë rrezik.

“Sot rezervistët janë integruar në një njësi dhe po trajnohen për përdorimin e armëve, me qëllim perfeksionimin e aftësive. Nesër trajnimi do të jetë në nivel skuadre dhe më pas në nivel toge. Synimi është që të përditësojmë të gjitha njohuritë bazike të rezervistëve tanë”- tha nënkolonel Sanna Raudsik, komandant i Batalionit të Zbuluesve.

Stërvitje të tilla mbahen të paktën një herë në vit në shtetin baltik, me vendim qeverie dhe pa njoftuar pjesëmarrësit.

Kjo, pasi rezervistët duhet të jenë gati për të reaguar në çdo moment, ka deklaruar më tej Ministria e Mbrojtjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026