Stjuardesa me atlete sportive, kompania ajrore i ndërron uniformën tradicionale stafit
Linja ajrore ukrainase Sky Up Airlines ka vendosur që të ndryshojë uniformën tradicionale të stjuardesave. Tashmë ato nuk do të veshin më takat, fundet apo këmishat.
Uniforma e re e stjuardesave përbëhet nga atlete të bardha, kostum portokalli dhe një shall i mëndafshtë, këto dy të fundit të markave ukrainase.
Stjuardesat ishin ankuar që më përpara që veshja e tyre nuk ishte komode, sepse ato qëndronin në këmbë gjatë gjithë kohës së një fluturimi.
Madje, sipas stjuardesave, në rast se do të zbrisnin në një zone me ujë, apo do iu duhej të evakuonin njerëzit, takat dhe fundi do t’i pengonin.
Kompania tha se kishte bërë disa kërkime për historikun e veshjes së stjuardesave dhe kishin vendosur t’i shkelnin elementët tradicionalë të veshjes së një stjuardese.
Kompania ka deklaruar se “kjo është një lloj pune që kërkon trajnim fizik dhe stafi mban përgjegjësi për sigurinë e udhëtarëve, ndaj uniforma e tyre duhet të jetë e rehatshme”.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta