Stoltenberg zgjidhet drejtor i Bankës Qendrore të Norvegjisë

4 Shkurt 2022 | 21:11

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të bëhet drejtor i Bankës Qendrore të Norvegjisë, njoftoi Ministria norvegjeze e Financave të premten.

Stoltenberg deklaroi se fillimisht do të përfundojë mandatin e tij në NATO, i cili zgjat deri më 30 shtator.

“Jam mirënjohës për besimin dhe pres me padurim detyrën re”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp të mbajtur nga Ministria Norvegjeze e Financave.

Stoltenberg është sekretar i Përgjithshëm i NATO-s që nga viti 2014.

Gjatë mandatit të tij, Stoltenberg u vlerësua për balancimin me mjeshtëri të interesave të ndryshme të 30 vendeve anëtare të NATO-s. Por, ai është kritikuar vazhdimisht për mënyrën sesi ka trajtuar krizën në Ukrainë.

Në Norvegji Stoltenberg ka pasur role shumë të rëndësishme edhe më përpara, pasi nga 2005 deri në 2013 ka qenë kryeministër i vendit.

Si drejtor i Bankës Qendrore, Stoltenberg do të jetë përgjegjës për përcaktimin e normave të interesit dhe menaxhimin e stabilitetit financiar, si dhe mbikëqyrjen e fondit të pasurisë së Norvegjisë, më i madhi në botë me asete prej 1.4 trilion dollarësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër komentet raciste të bëra ndaj futbollistit francez Kylian Mbappe nga senatorja paraguaiane...
19:16 | 07/07/2026

Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë

Turqia ka tërhequr vëmendjen në Samitin e NATO-s duke prezantuar dronin e saj më të ri luftarak, “Molla e Kuqe” (Kızılelma). Mjeti ajror pa pilot...
19:13 | 07/07/2026

Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se Uashingtoni do të heqë sanksionet e vendosura ndaj Turqisë bazuar në ligjin CAATSA,...
19:09 | 07/07/2026