Strategjia e vaksinimit në vendet e BE, Von der Leyen: Do të nisë para fundit të vitit 2020

16 Dhjetor 2020 | 10:05

Ndërsa parlamenti Evropian diskuton sot mbi strategjinë e procesit të vaksinimit në vendet e BE, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Lyen theksoi se do të sigurohet që të ndihmohen të gjitha shtetet në mënyrë që të kenë aksesvaksinën e miratuar.

Agjencia Evropiane e Barnave pritet të mblidhet në 21 dhjetor për të vlerësuar vaksinën e prodhuar nga kompania amerikane ‘Pfizer’ dhe partneri gjerman ‘BioNTech’.

Ndërsa detyra e agjencisë është të japë rekomandime për trajtime të reja mjekësore, Komisioni Evropian ka fjalën e fundit mbi aprovimin dhe zakonisht ndjek këshillat e Agjencisë së Barnave.

Më herët Ursula von der Leyen u shpreh se me shumë mundësi evropianët e parë do të vaksinohen para fundit të vitit 2020.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026