“Strofulla e djallit”, mbahet për herë të 16 në Hungari festivali 5-ditor

8 Gusht 2023 | 17:01

Një event i rëndësishëm kulturor u mbajt ditët e fundit në Hungari. Edicioni i 16-të i festivalit “Strofulla e Djallit” u zhvillua në jug të vendit.

Eventi 5-ditor u organizua në dy fshatra të bukur, duke ofruar më shumë se 500 nënevente, përfshirë shfaqje teatrale, bisedime letrare, artistike, familjare e të tjera.

Festivali nuk është shumë i njohur për shfrenimin e tij, por më tepër për intimitetin dhe qetësinë.

 “Merrni shokët tuaj dhe ejani këtu. Por edhe nëse vini vetëm do të gjeni vendin tuaj dhe diçka që do t’ju argëtojë. Koncertet këtu janë hyjnore”.

Festivali, i njohur si ndryshe si “Kazani”, ofron ndjesinë e lirisë dhe atë të natyrës shpirtërore. Gjithashtu, ai është një grumbullim i kulturave ndërkombëtare.

 “Po të mundja do t’i mblidhja të gjitha fjalët e thëna këtu gjatë këtyre ditëve, ku dëshmitarë kanë qenë vetëm pemët, retë, bari dhe më pas do të kuptonim se ato fjalë nuk kanë lidhje me situatën fatkeqe dhe të degraduar ku jetojmë këtu në Hungari”, -László Bérczes, themelues i festivalit.

 “Festivali ‘Strofulla e Djallit’ nisi 16 vjet më parë. që atëherë rrethanat kanë ndryshuar dhe janë bërë më të vështira, por ky komunitet e ka provuar vit pas viti nevojën për t’u tërhequr nga përditshmëria në vende të vogla dhe të fshehta si ky pas meje”.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026

SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit

Ushtria amerikane tha se ka nisur një raund të ri sulmesh gjatë ditës ndaj Iranit duke filluar në orën 6 të mëngjesit sipas orës së...
13:08 | 15/07/2026