Studimi kinez: Shikimi i vazhdueshëm i serialeve televizive mund të kthehet në varësi

25 Janar 2026 | 13:58

Shikimi i vazhdueshëm i serialeve televizive, i njohur si “binge-watching”, mund të kthehet nga një zakon i padëmshëm në një varësi, veçanërisht kur lidhet me ndjenjën e vetmisë. Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri i realizuar nga studiues kinezë.

Studiuesit analizua të dhënat e 551 të rriturve që shikonin të paktën 3.5 orë televizor në ditë.

Rezultatet treguan se mbi 60 % e pjesëmarrësve plotësonin kriteret për varësi, duke përjetuar obsesion, rritje të qëndrimit para televizionit dhe pasoja negative në jetën e përditshme.

Tek personat e varur, niveli i vetmisë ishte dukshëm më i lartë dhe lidhej drejtpërdrejt me përkeqësimin e varësisë.

Ndërkohë, tek shikuesit e shumtë, por jo të varur, kjo lidhje nuk u vu re, duke treguar se faktorët psikologjikë janë vendimtarë në këtë fenomen.

Sipas studiuesve, vetmia i shtyn njerëzit drejt “binge-watching” përmes arratisjes nga emocionet negative dhe kërkimit të rehatisë emocionale.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se vetmia prek rreth 16 % të popullsisë botërore dhe përbën një kërcënim serioz për shëndetin global.

Edhe pse studimi nuk provon një lidhje shkak-pasojë, ekspertët theksojnë se shikimi i tepruar i mediave mund të jetë një sinjal paralajmërues për izolim social, duke nënvizuar rëndësinë e lidhjeve reale dhe mbështetjes sociale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026