Studimi nxjerr shifrat, si po e rëndon ekonominë e BE-së moti ekstrem

15 Shtator 2025 | 16:35

Një studim i Universitetit të Mannheim-it, në bashkëpunim me ekonomistë të Bankës Qendrore Evropiane, zbulon se valët e të nxehtit, thatësirat dhe përmbytjet prekën një të katërtën e të gjitha rajoneve të BE-së gjatë verës së vitit 2025.

Këto ngjarje ekstreme të motit shkaktuan humbje ekonomike afatshkurtra prej të paktën 43 miliardë euro këtë vit për vendet evropiane, ndërsa kostoja totale pritet të arrijë në 126 miliardë euro deri në vitin 2029.

Humbjet e menjëhershme përfaqësojnë 0.26 për qind të prodhimit ekonomik të BE-së në vitin 2024, sipas të njëjtit studim.

Ndryshe nga vlerësimet tradicionale, të cilat fokusohen vetëm tek dëmet në infrastrukturë apo ndërtesat e shkatërruara, ky kërkim merr parasysh edhe kostot e fshehura që shumëfishohen dhe përhapen me kalimin e kohës.

Në këto kosto përfshihet humbja e të ardhurave nga turizmi, ulja e produktivitetit apo ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit.

Në total, 96 rajone përjetuan valë të të nxehti, 195 u prekën nga thatësira dhe 53 rajone u goditën nga përmbytjet. Çdo lloj moti ekstrem ndikon në aktivitetin ekonomik në mënyra të ndryshme.

Thatësira ndikon kryesisht në bujqësi, duke dëmtuar prodhimin dhe zinxhirët e furnizimit, ndërsa i nxehti ul produktivitetin në sektorin e ndërtimit dhe në shërbimet hoteliere.

Sipas studimit, vendet e Mesdheut po përballen me koston më të lartë të pasojave klimatike. Në shtete si Spanja, Italia, Portugalia, jugu i Francës dhe Greqia, rreziku për valë të të nxehti dhe thatësira është më i lartë.

Megjithëse dëmet janë më të ulëta në vendet veriore dhe qendrore të Evropës si Danimarka, Suedia dhe Gjermania, përmbytjet në këto zona po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të kushtueshme.

Studimi nuk përfshin rreziqet nga zjarret, të cilat këtë vit thyen rekorde në të gjithë Evropën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti Financiar 2025: Donald Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fitoi më shumë se 1 miliard dollarë vitin e kaluar nga marrëveshjet e biznesit me kriptomonedha, sipas raportit të tij...
07:42 | 01/07/2026

Rrëzohet vendimi i Trumpit, Gjykata Supreme: Fëmijët e lindur në SHBA do të marrin shtetësinë direkte

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili synonte t’i jepte fund fitimit...
07:36 | 01/07/2026

Një tërmet i fortë godet Meksikën, sa ishte magnituda?

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të Rihterit goditi sot brigjet perëndimore të Meksikës, sipas shërbimit sizmologjik të vendit, Servicio Sismológico Nacional, SSN. Thellësia vlerësohet...
07:25 | 01/07/2026