English

Studimi zbulon se numri i të infektuarve me COVID-19 në Kinë mund të jetë 10 herë më i lartë se shifrat zyrtare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën 5% e popullësisë në qytetin kinez të Wuhan mund të jenë infektuar me COVID-19, sipas një studimi të fundit të disa hulumtuesve të një laboratori kinez për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

- Advertisement -

Popullësia e Wuhan është rreth 11 milionë banorë dhe sipas studimit mendohet se të paktën 500,000 persona mund të jenë infektuar me virusin që nga fillimi i pandemisë.

Nëse studimi vërtetohet, shifra e re është pothuajse 10 herë më e lartë se ajo zyrtare e cila është 50,354.

Rsastet e të infektuarve asimptomatikë nuk janë përfshirë në numrin zyrtar të shtetit.

Studimi, i zhvilluar më herët gjatë këtij viti, mori disa mostra nga 34,000 persona në Wuhan, Hubei, Pekin, Shanghai dhe katër province të tjera.

Hulumtuesit zbulua se të pakën 4.43% në Wuhan shfaqnin antitrupa të sëmundjes ndërsa në provincën e Hubeit rreth 0.44%.

Ky studim është zhvilluar disa ditë para se skuadra ndërkombëtare e përzgjedhur nga OBSH të mbërrijë në Kinë për të hetuar mbi origjinën e virusit.

Më herët gjatë këtij viti, Kina është akuzuar për fshehje të shifrave reale të virusit.

 

Lexoni gjithashtu:

Identifikohet rasti i parë në SHBA i infektuar me variantin e ri të COVID-19

Mbretëria e Bashkuar aprovon vaksinën anti-COVID AstraZeneca

Vaksina e AstraZeneca drejt miratimit, Mbretëria e Bashkuar pritet ta aprovojë sot

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?