Stuhia “Alex” godet Francën e Italinë, erë dhe shira të rrëmbyeshëm, dy viktima dhe 25 persona të zhdukur
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një stuhi e fuqishme goditi pjesën jugore të Francës dhe veriperëndimin e Italisë.
Stuhia e quajtur ‘Aleks’ shkaktoi erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyer çka solli përmbytje në shumë zona.
Në veri të Italisë rrugë të shumta dhe ura u përmbytën, ndërsa disa lumenj rrezikojnë të dalin nga shtrati.
17 persona rezultojnë të zhdukur në veriperëndim të vendit, ndërkohë që dy persona humbën jetën. Një nga viktimat ishte një zjarrfikës në Luginën Aosta, dhe tjetri ishte në i ri rreth të 30-ave, makina e të cilit u zhyt në një lumë në rajonin e Piemontes ku sipas zyrtarëve situata është kritike.
Qindra punonjës janë dërguar për të ndihmuar fshatrat e bllokuar. Reshje të tilla shiu nuk ishin regjistruar në Piemonte që nga viti 1958. Stuhia preku gjithashtu rajonet veriperëndimore të Lombardisë dhe Ligurisë.
Si pasojë e stuhisë së fuqishme 8 persona rezultojnë të zhdukur në Francë. Disa fshatra në veri të qytetit francez Nice kanë pësuar dëmtime të shumta për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Shumë banorë e përshkruajnë si përmbytjen më të madhe që kanë ndodhur ndonjëherë.
Agjencia meteorologjike Météo-France beri me dije se shiu i rënë gjatë 24 orëve barazohej me sasinë e rënë gjatë katër muajve të vitit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta